LAJMI I FUNDIT:

Twitter po teston lejimin e postimit të mesazheve deri 2500 fjalë

Twitter po teston lejimin e postimit të mesazheve deri 2500 fjalë

Twitter po teston një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit të postojnë deri në 2500 fjalë, pas 280 karaktereve të lejuara deri më tani.

Kompania tha se ata vendosën për këtë veprim për faktin se Twitter po bëhet gjithnjë e më popullor dhe përdoruesit po përdorin platformën për të publikuar përmbajtje më të gjata duke i drejtuar ndjekësit në gazetat e jashtme.


Testi do të zgjasë për dy muaj dhe do të përfshijë një grup të vogël përdoruesish nga Kanadaja, Gana, Britania e Madhe dhe SHBA, dhe funksioni i ri synon të mbajë audiencën në “ekosistemin e Twitter”.

Me këtë risi, Twitter dëshiron t’u lejojë përdoruesve të vendosin gif, foto dhe veçori të tjera në postime të gjata, raporton BBC.

Përdoruesit gjithashtu do të jenë në gjendje të modifikojnë postimet e tyre pasi ato të publikohen.

Ekspertja e mediave sociale, Laura Toogood tha se ky është një hap i rëndësishëm për Twitter. Ajo tha se kjo veçori do t’i inkurajojë njerëzit të qëndrojnë brenda vetë platformës, në vend që të lidhen me faqet e tjera të internetit që mund të marrin përmbajtje me format të gjatë.

“Shtimi i kësaj veçorie shtesë do të thotë që Twitter tani është në një pozicion për të konkurruar me disa nga platformat e njohura të blogjeve dhe potencialisht të tërheqë audienca të reja dhe lloje të ndryshme përdoruesish”, tha ajo.

Në vitin 2017, Twitter rriti numrin maksimal të karaktereve për tweet-et nga 140 në 280, pas një prove mes një grupi të vogël përdoruesish. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Kalo në kategori