LAJMI I FUNDIT:

Turpërohet Liverpooli – Aston Villa ia shënoi plotë shtatë gola kampionit të Ligës Premier

Turpërohet Liverpooli – Aston Villa ia shënoi plotë shtatë gola kampionit të Ligës Premier
Foto: Aston Villa/Twitter

Mund të duket e paimagjinueshme për tifozët e futbollit, mirëpo Aston Villa ka arritur të mposht Liverpoolin në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier me rezultat 7-2.

Pas vetëm katër minutash lojë në Villa Park, vendasit shënuan golin e parë me anë të Ollie Watkins që u asistua nga Jack Grealish.


Tandemi i Aston Villës vazhdoi me bashkëpunim fantastik, duke realizuar edhe golin e dytë në minutën e 22-të.

Liverpooli filloi të këndellje dhe e ngushtoi epërsinë e vendasve me anë të Mohamed Salahut (33’).

Por, Villa nuk ndaloi me gola dhe e shënoi të tretin me anë të John McGinn në minutën e 35-të.

Watkins arriti të realizonte het-trikun e tij qysh në pjesën e parë, duke shënuar në minutën e 39-të nga një asistim i Trezeguet.

Pjesa e dytë u dominua sërish nga vendasit që shënuan edhe tre gola të tjerë.

Ross Barkley që është i huazuar nga Chelsea te Villa, debutoi me gol në minutën e 55-të, derisa Grealish kompletoi het-trikun e asistimeve.

Salah arriti që sërish të shfaqej në listën e golashënuesve, pasi shënoi për 5-2 në minutën e 60-të nga një asistim i Roberto Fiminos.

Grealish  më pas shndërroi rolin nga një asistues në golashënues, duke realizuar pas vetëm gjashtë minutash nga goli i egjiptianit.

Ishte minuta e 65-të, kur anglezi e shënoi edhe golin e tij të dytë personal në ndeshje, për të turpëruar kampionin në fuqi.

Pas javës së katërt, Aston Villa është në vendin e dytë me nëntë pikë, po aq sa ka Liverpooli në të pestin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori