LAJMI I FUNDIT:

Turneu holografik i Whitney Houston vjen tetë vite pas vdekjes së këngëtares: Tani është koha e duhur

Turneu holografik i Whitney Houston vjen tetë vite pas vdekjes së këngëtares: Tani është koha e duhur
Whitney Houston

Whitney Houston do të marrë përsëri skenën, tetë vite pas vdekjes së saj.

Reklama

Të enjten, 25 shkurt, ‘Një mbrëmje me Whitney: Turneu holografik i Whitney Houston’ do e ketë shoun e parë në Sheffield, Angli.

Shfaqja e quajtur “Një mbrëmje me Whitney”, do të përfshijë të gjitha hitet më të famshme të saj, përfshirë:  “I Will Always Love You”, “I Wanna Dance with Somebody (Who Loves Me)”, dhe “The Greatest Love of All”, ku do të mbështeten nga një grup live, këngëtarë dhe valltarë.

Whitney Houston

“Tani është koha e duhur”, ka thënë Pat Houston, kunata e Whitney, për Associated Press. “Nën frymën e Whitney, unë e di se ne po bëjmë të gjitha gjërat e duhura”.

“Kjo është ajo që dëshironte të bënte gjithmonë”, vazhdon më tej Pat. “Unë jam shumë e emocionuar për të parë këtë, sepse është aq afër asaj që ajo dëshironte. E vetmja gjë që mungon është prezenca e saj”.

Të gjitha lajmet nga Whitney Houston
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Whitney Houston

“Një shfaqje hologrami ka të bëjë me imagjinatën dhe krijimin e një” faktori “që shtrihet në një përvojë të jashtëzakonshme për të shijuar për vitet e ardhshme”, ka thënë ajo. “Whitney nuk është me ne, por muzika e saj do të jetojë me ne përgjithmonë”.

Whitney Houston

Më parë, ‘BASE Hologram’, kompania që qëndron prapa shfaqjes, tha në një deklaratë se performanca do të jetë një “festë e punës së saj të mirë”, me prodhim nga koreografja Fatima Robinson, e cila ka punuar me të gjithë nga Kanye West e deri te Rihanna.

Whitney Elizabeth Houston (9 gusht 1963 – 11 shkurt 2012) ishte këngëtare e zhanrit pop dhe R&B, aktore, producente filmi dhe modele nga Shtetet e Bashkuara.

Më 2009, “Guinness World Records” e konsideroi atë si femra më e shpërblyer (për sa i përket çmimeve të ndryshme) e të gjitha kohërave. Çmimet e fituara prej saj përfshijnë dy ‘Emmy Awards’, gjashtë ‘Grammy Awards’, ’30 Billboard Music Awards’ dhe ’22 American Music Awards’, së bashku në total 415 çmime gjatë gjithë jetës së saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
David Beckham rrëfen për herë të parë betejën e tij me shëndetin mendor

David Beckham rrëfen për herë të parë betejën e tij me shëndetin mendor

Magazina
“Rri ekstrem zhveshur, çfarë shembulli je për vajzën” - Sara Hoxha me përgjigje epike për ndjekësen

“Rri ekstrem zhveshur, çfarë shembulli je për vajzën” - Sara Hoxha me përgjigje epike për ndjekësen

Magazina
Albano Bogdo reagon pas fyerjeve që ia bëri Beatrix Ramosajt në emision

Albano Bogdo reagon pas fyerjeve që ia bëri Beatrix Ramosajt në emision

Magazina
Monika Salihu, Gani Gërmia e Linda Halimi - banorë të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova?

Monika Salihu, Gani Gërmia e Linda Halimi - banorë të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Kim Kardashian zbulon fizikun joshës në fotosesionin e ri për

Kim Kardashian zbulon fizikun joshës në fotosesionin e ri për "Skims"

Magazina
Beatrix Ramosaj reagon për herë të parë publikisht pas fyerjeve të Albano Bogdos në emision

Beatrix Ramosaj reagon për herë të parë publikisht pas fyerjeve të Albano Bogdos në emision

Magazina
Kalo në kategori