LAJMI I FUNDIT:

Tuchel reagon për peticionin e krijuar nga tifozë te Chelseat kundër gjyqtarit Taylor

Tuchel reagon për peticionin e krijuar nga tifozë te Chelseat kundër gjyqtarit Taylor

Thomas Tuchel i është përgjigjur një peticioni të kohëve të fundit nga tifozët e Chelseat drejtuar gjyqtarit Anthony Taylor, me shefin e Blues që tha se ai nuk ka dyshime në veprimet e gjyqtarit.

Mbi 80,000 tifozë të bluve nënshkruan një peticion për të ndaluar arbitrin të gjykojë ndeshjet e klubit pas disa vendimeve të diskutueshme kundër ekipit, përfshirë kartonin e kuq të Reece James në barazimin 1-1 të Chelseat me Liverpoolin në gusht.

Një postim në Instagram që përshkruan peticionin u pëlqye nga Marcos Alonso i Chelseat, por Tuchel këmbënguli se ai i beson Taylorit, ndërsa gjyqtari përgatitet të marrë përsipër përballjen e Chelseat me Brentfordin sot (e shtune).

“Ky njeri ka një agjendë të fortë” – tifozët e Chelseat krijojnë një peticion kundër gjyqtarit Anthony Taylor
Lexo po ashtu “Ky njeri ka një agjendë të fortë” – tifozët e Chelseat krijojnë një peticion kundër gjyqtarit Anthony Taylor

“Është e qartë se ky njeri ka një agjendë të fortë kundër institucionit që është Chelsea FC”, thuhet në përshkrimin e peticionit. “Për shembull, ai ka përjashtuar lojtarët pa asnjë arsye dhe ka rrezikuar rezultatet tona”.

“Ne besojmë fuqimisht se kjo duhet të hetohet dhe Anthony duhet të ndalohet të drejtojë ndeshjet e Chelseat”.

Tuchel provon një profesion të ri, pasi që tha se nuk i frikësohet shkarkimit nga Chelsea
Lexo po ashtu Tuchel provon një profesion të ri, pasi që tha se nuk i frikësohet shkarkimit nga Chelsea

“Kjo ndihmoi?” ai bëri shaka kur u pyet për peticionin. “Unë kam besim te gjyqtarët dhe kam besim tek Anthony Taylor që ai do të përpiqet të ketë paraqitjen më të mirë”.

“Ne në Cobham, këtu në klub, nuk mund të humbasim në idetë se ka diçka pas saj. Ne duhet të lirohemi nga kjo dhe të bëjmë atë që duhet të bëjmë për të qenë në gjendje të fitojmë këtë ndeshje”.

Roman Abramovich po e rikthen Hazardin në Stamford Bridge?
Lexo po ashtu Roman Abramovich po e rikthen Hazardin në Stamford Bridge?

“A kemi nevojë për një gjyqtar të profilit të lartë? Po. A kemi nevojë për vendime të mira nga VAR apo asnjë vendim nga VAR? Po. A kemi nevojë për fat? Po. Dhe me shpresë, ne mund t’i kthejmë gjërat me Anthony Taylor”.

Kur u pyet nëse e kishte nënshkruar peticionin, Tuchel qeshi dhe shtoi: “Unë nuk do ta bëjë, jo”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori