LAJMI I FUNDIT:

Tuchel konfirmon largimin e Rudigerit nga Chelsea

Tuchel konfirmon largimin e Rudigerit nga Chelsea

Pas fitores 1-0 të Chelseat ndaj West Hamit në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier, Thomas Tuchel është pyetur për të ardhmen e Antonio Rudigerit.

Mbrojtësi gjerman po kërkohet nga Real Madridi dhe duket se marrëveshja mes të dyja palëve është arritur tashmë.


Por, në konferencë pas ndeshjes, Tuchel deklaroi se ata e kanë bërë të pamundurën që ta ndalin, mirëpo Rudiger i ka konfirmuar largimin.

Rudiger refuzon edhe ofertën e fundit nga Chelsea, vendos përfundimisht të largohet
Lexo po ashtu Rudiger refuzon edhe ofertën e fundit nga Chelsea, vendos përfundimisht të largohet

“Ai dëshiron të largohet nga klubi. Ai më njoftoi në një bisedë private. Dhamë gjithçka por nuk mund të luftonim më”, ka thënë shkurtazi strategu.

Rudiger tashmë pritet të konfirmohet si lojtar i Los Blancos, por kjo mund të ndodhë në muajin qershor.

Gjermani ka kontratë me Chelsean deri më 30 qershor dhe më pas do të prezantohet në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/