Turpi gjykues në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve, është shprehur i shqetësuar me ritmin e këtij procesi gjyqësor. Përmes një urdhri, kryegjykatësi Charles Smith ka kërkuar nga palët që të shkurtojnë kohën për marrjen në pyetje të dëshmitarëve.
Në fillim të seancës, Smith ka thënë se prokuroria duhet të rishikojë pyetjet në mënyrë që ndaj të akuzave të zhvillohet një proces gjyqësor me kohë të arsyeshme.
“Trupi gjykues është i shqetësuar me ritmin si po shkojnë dëshmitë, duke pasur synimin që prokuroria synon ta përfundojë paraqitjen e provave në prill të 2025, unë u detyrova të bëj disa llogaritje dhe kemi bërë rreth 120 orë deri në fund të kësaj jave, do të thotë rreth dhjetë dëshmitarë, ose 12 orë për dëshmitarë.
Bëjeni vet llogaritë sa i takon planifikimit, të kuptoni se cili është rezultati, por me këtë ritëm nuk kemi për ta realizuar afatin. Në interes të kursimit të kohës, nuk është e domosdoshëm t’i pyesni dëshmitarët për çështje të cilat nuk janë në nevojë të shqyrtohen. Prokuroria duhet ta reduktojë kohën që nevojitet për pyetjet nga ana e vet, po ashtu mbrojtja ka shpenzuar një kohë të madhe për çështje anësore apo çështje që nuk janë objekt shqyrtimi mes palëve”, ka thënë Smith.
Gjithashtu, turpi gjykues ka thënë se prokuroria nuk ka pse t’i pyes dëshmitarët për gjëra që tashmë janë të ditura në deklaratat që ata i kanë dhënë.
“Rregulla 154 është për të reduktuar kohën që nevojitet për të bërë pyetjet nga ana e prokurorisë, dhe ndonjëherë na janë dashur orë të tëra për të pyetur dëshmitarët e rregullës 154, mund ta ndryshojmë ne si trup gjykues por sugjerojmë që ta bëjë vet prokurori.
Ne i kemi lexuar deklaratat, ne e dimë çfarë kanë thënë dhe t’i pyesni prap dëshmitarët për gjëra që ne i kemi lexuar në deklaratat e tyre nuk i bënë askujt nderë. Të gjithë ne duhet të kujdesemi që t’i respektojmë afatet për hirë të të akuzuarve”, ka thënë ai.
Në këtë seancë, trupi gjykues ka dhënë urdhrin e dytë përmes së cilit është zgjatur afati, për mbrojtjen e Thaçit, Veseli dhe Krasniqit, për apelimin e dy vendimeve gjyqësore, deri më datë 26 qershor të këtij viti.
Ndërsa ka pasur edhe një tjetër urdhër por i njëjti është dhënë në seancë private.
Pas kësaj, në gjykatore ka dalë dëshmitari i dhjetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, i cili po dëshmon nën masa mbrojtëse dhe mban kodin 3540.
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse të palëve.
Para trupit gjykues, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.
Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Formohet një parti e re politike në Kosovë

"Mashtruese" dhe "Jorelevant", si nisi përplasja ndërmjet Avdullah Hotit dhe Vjosa Osmanit

“E mora armën kur shteti nuk ma mbrojti familjen” – Rrëfimi i 18-vjeçarit që plagosi dy persona pasi ia rrahën babain

Arrestimi i Bojan Jevtiq, çfarë dihet deri tani për të dyshuarin për spiunazh brenda Policisë së Kosovës?

Një kompani britanike thotë se ka siguruar financim për arbitrazhin 195 milionë euro kundër Kosovës

I burgosuri shqiptar arratiset nga vetura e policisë teksa po transportohej me të burgosurit e tjerë në Zvicër

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Forbes lavdëron Shqipërinë si Mesdheun sekret

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë