LAJMI I FUNDIT:

Trump tregon zgjidhjen për konfliktin e Lindjes së Mesme

Trump tregon zgjidhjen për konfliktin e Lindjes së Mesme

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të mërkurën se dëshironte një zgjidhje dyshtetërore të konfliktit mes izraelitëve e palestinezëve, në atë që konsiderohet si shprehja më e qartë deri më sot e mbështetjes së administratës së tij për një përfundim të tillë.

Administrata e Trumpit ishte shprehur në të kaluarën se do të mbështeste një zgjidhje dyshtetërore, nëse të dyja palët binin dakord për këtë gjë.


Në takimin me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Trump tha gjithashtu se dëshironte të paraqiste një plan paqeje në dy apo tre muajt e ardhshëm.

“Më pëlqen një zgjidhje dyshtetërore. Mendoj se kështu do të funksionojë më së miri. E ndiej se do të funksionojë”, tha Trump.

Nga ana tjetër, Netanyahu është shprehur se shteti i ardhshëm palestinez duhet të jetë i demilitarizuar dhe duhet të njohë Izraelin si shtet të popullit hebre, kushte këto të cilat sipas palestinezëve tregojnë se ai nuk është i sinqertë kur thotë se kërkon paqe.

Kundërshtarë të ashpër të zgjidhjes dyshtetërore janë edhe aleatët arabë të Shteteve të Bashkuara.

Por, në konferencën për shtyp në Nju Jork mbrëmjen e së mërkurës, në të rrallën ku doli i vetëm, Trump tha se ai është i hapur edhe për zgjidhje njështetërore, nëse kjo është preferencë e vet palëve të përfshira, një pozicion i shprehur edhe në të kaluarën.

“Nëse izraelitët dhe palestinezët duan një shtet, jam dakord. Nëse duan dy shtete, jam gjithashtu dakord. Unë do të jem i gëzuar nëse ata do të jetë të gëzuar gjithashtu”, tha ai, transmeton tch.

Gjithsesi, dyshime të shumta janë ngritur mbi faktin nëse administrata e Trumpit do të mund të sigurojë atë që ai vet e ka quajtur si “marrëveshja përfundimtare” që prej muajit dhjetor, kur presidenti amerikan njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit e më pas u zotua ta zhvendoste Ambasadën e Shteteve të Bashkuara atje, duke e bërë këtë realitet.

Trump u shpreh se “është një ëndërr” për të, sigurimi i një marrëveshjeje përpara fundit të mandatit të tij presidencial në fillim të vitit 2021. “Nuk dua ta bëj këtë në mandatin tim të dytë. Kemi gjëra të tjera për të bërë në 4 vitet e tjera, – deklaroi ai. – Mendoj se është bërë shumë progres deri tani”.

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori