LAJMI I FUNDIT:

Trump thotë se ndihet i tradhtuar nga Netanyahu pasi ky i fundit ia uroi fitoren Bidenit në zgjedhje: Vaftë në djall

Trump thotë se ndihet i tradhtuar nga Netanyahu pasi ky i fundit ia uroi fitoren Bidenit në zgjedhje: Vaftë në djall

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar aleatin e tij të ngushtë, Benjamin Netanyahu, në një seri të re intervistash, duke thënë se ndihej i tradhtuar pasi kryeministri i atëhershëm i Izraelit e kishte thirrur Bidenin për t’ia uruar fitoren në zgjedhje.

“Ishte herët. Në rregull? Le ta themi kështu –ai e përshëndeti atë shumë herët. Më herët se shumica e liderëve botërorë. Unë nuk kam folur me të që atëherë. Vaftë në djall”,  tha Trump për gazetarin izraelit Barak Ravid gjatë një interviste të prillit e cila u publikua nga Axios të Premten, raporton CNN, përcjell Telegrafi.


Duke diskutuar vendimin e tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit — duke përmbysur dekada të politikës së SHBA-së dhe konsensusit ndërkombëtar — si dhe duke njohur sovranitetin e Izraelit mbi Golan Heights, të pushtuara nga Siria gjatë një lufte në vitin 1967, Trump shpalosi pse ndihej kështu i hidhëruar.

“Nuk kishte asnjë që bëri më shumë për Netanyahun se unë. Nuk kishte asnjë që bëri për Izraelin më shumë se unë. Dhe personi i parë që vrapoi për të përshëndetur Joe Biden ishte Netanyahu. Dhe jo vetëm që e uroi atë, por e bëri përmes një videoje. Nëse shikoni liderët e vendeve të tjera — si Brazili — ai priti me muaj. Putin. Shumë liderë të tjerë. Meksika. Të gjithë ata gjithashtu mendonin se zgjedhjet kishin mbaruar. Por edhe ata po prisnin. Askush nuk bëri më shumë se unë për Bibin. Ne u dhamë shumë para dhe u dhamë ushtarë. Ne bëmë gjithçka”, ka deklaruar Trump.

Netanyahu kishte postuar urimet e tij drejtuar Bidenit në Twitter dhe në një video më 8 nëntor 2020, një ditë pasi gara kishte përfunduar në favor të Biden. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori