ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Donald Trump ka filluar takimin e tij me presidentin ukrainas duke lëvduar ngjarjen "perfekte" të organizuar nga Turqia këtë javë.

Ai më pas vazhdoi të thotë se ai dhe Volodymyr Zelensky kanë "zhvilluar një marrëdhënie të mirë".


"Është e vështirë të besohet, apo jo", tha Trump, duke iu referuar shkëmbimeve të mëparshme të tensionuara midis tyre.

"Nga Zyra Ovale deri më tani, ne kemi zhvilluar... një marrëdhënie shumë të mirë", shtoi presidenti amerikan, transmeton Telegrafi.

E udhëheqësi ukrainas falënderoi homologun e tij amerikan për organizimin e takimit, dhe tha se është "mirënjohës si gjithmonë për mbështetjen tuaj".

Zelensky tha se ka shumë për të diskutuar me Trump dhe se "mbrojtja ajrore është përparësia".

"Jam shumë i lumtur që palët tona filluan të punojnë për një marrëveshje për dronë. Dhe është një fillim shumë i mirë", shtoi presidenti ukrainas. /Telegrafi/