LAJMI I FUNDIT:

Trump nuk premton heqjen e tarifave ndaj makinave japoneze

Trump nuk premton heqjen e tarifave ndaj makinave japoneze

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se Uashingtoni ka arritur një marrëveshje tregtare me Tokion, marrëveshje që mund të zbatohet pa nevojën e miratimit në kongres.

Megjithatë, ai nuk siguroi Japoninë se nuk do të vendosen tarifat ndaj eksporteve të makinave. Në një letër ndaj Kongresit, të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, Trump tha se synon të hyjë në marrëveshje për tarifat dhe tregtinë dixhitale në javët e ardhshme.


Marrëveshja nuk kërkon një votim në Kongres sipas procesit të miratimit të ashtuquajtur “fast track”. Administrata e Trump njoftoi vitin e kaluar Kongresin se do të ndjekë negociatat të mëtejshme me Japoninë sipas kësaj metode.

Të gjitha lajmet nga Lufta tregtare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lufta tregtare

Lajmërimi i Donald Trump nuk qartësoi nëse do të vendosë apo jo tarifat ndaj makinave japoneze. Shmangja e tarifave prej 25 për qind ishte faktori kryesor motivues i Tokios në negociatat tregtare me Uashingtonin.

Megjithatë, ministri i Jashtëm i Japonisë, Toshimitsu Motegi, tha se pritet rikonfirmimi për mos vendosjen e tarifave në fazën përfundimtare. /Telegrafi/