Do të ketë shkallëzim të ri? Administrata e Trump po urdhëron dërgimin e trupave shtesë të Gardës Kombëtare e për herë të parë edhe të marinsave në Kaliforni.
Si reagim ndaj konfliktit në rritje me autoritetet lokale në Los Angeles, qeveria amerikane nën presidentin Donald Trump ka vendosur dërgimin e trupave shtesë.
Pasi një komandë rajonale përgjegjëse njoftoi për vendosjen e rreth 700 marinsave nga forcat e armatosura të rregullta në mbrëmje, Ministria e Mbrojtjes njoftoi vetëm disa orë më vonë: “se me udhëzim të presidentit, Ministria e Mbrojtjes mobilizon rreth 2000 pjesëtarë shtesë të Gardës Kombëtare kaliforniane”.
Trump justifikon dërgimin e Gardës Kombëtare
Trupat shtesë të Gardës Kombëtare do të dislokohen për të mbështetur Agjencinë e Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe për t’u mundësuar oficerëve federalë të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të sigurt, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.
Marinsat do të dislokohen për të mbështetur forcat e Gardës Kombëtare tashmë të mobilizuara dhe për të mbrojtur personelin dhe pronën federale.
Të hënën (09.06.) Trump bëri përgjegjës “agjitatorë profesionistë dhe kryengritës” për përplasjet në kuadër të demonstratave.
Trump tha se “janë njerëz të këqinj, ata duhet të jenë në burg”.
Më tej shtoi, se demonstruesit pështynë para ushtarëve.
Nëse do të vazhdonin kështu, do të “goditeshin më fort se kurrë më parë”.
Një mungesë respekti e tillë nuk do të tolerohet, tha Trump.
Më vonë presidenti amerikan u tërhoq dhe tha vetëm, se nuk do ta quante “kryengritje, por mund të kishte çuar në një kryengritje”.
Lidhur me pyetjen e një gazetari, Trump u përgjigj se “nuk dua luftë qytetare”. Aktualisht po zien edhe pak, po jo më aq shumë, u shpreh presidenti amerikan.
Pse u mobilizuan ushtarët?
Gjatë fundjavës, Presidenti i SHBA-së Trump kishte mobilizuar të paktën 2,000 trupa të Gardës Kombëtare – kundër dëshirave të Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom.
Vendosja e Marinës si një ushtri e rregullt brenda vendit përfaqëson një përshkallëzim serioz të protestave kundër veprimeve të autoritetit amerikan të imigracionit ICE në zonën e Los Angeles.
Garda Kombëtare është një njësi rezervë ushtarake dhe pjesë e forcave të armatosura të SHBA-së.
Detyra e ushtarëve është të stërviten për operacione ushtarake dhe luftë, dhe jo për detyra policore si kontrolli i protestave në qytetet e brendshme amerikane.
Prandaj vendosja e ushtarëve kundër rezistencës së guvernatorit shiet si një shfaqje shumë e pazakontë e pushtetit nga qeveria.
Operacionet e shtuara nga autoritetet amerikane të imigracionit (ICE) shkaktuan protestat e para në zonën e Los Angeles në fund të javës së kaluar.
Sipas autoriteteve, dhjetëra njerëz u arrestuan në këto kontrolle. Kritikët akuzojnë qeverinë amerikane për nxitje të qëllimshme të frikës me masa në dukje ushtarake. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si ndikuan sulmet e Izraelit në programin bërthamor të Iranit?

Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

Lufta Iran-Izrael: Shtatë ditë nga fillimi i sulmeve, tensionet vazhdojnë

SHBA dhe Gjermania dërgojnë 14 aeroplanë me pajisje ushtarake në Izrael

Trump zbulon afatin kohor për vendimin për sulm ndaj Iranit

"Irani është kërcënim edhe për Evropën", paralajmëron ambasadori i Izraelit në BE dhe NATO

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

"Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës

Si ndikuan sulmet e Izraelit në programin bërthamor të Iranit?

Sondazhi i ri i UBO Consulting: LVV e para, pasohet nga PDK

Pse Hulk Hogan ka 'trupin e një 140-vjeçari'? Mediat ndërkombëtare zbulojnë të vërtetën e thashethemeve për 'shtratin e vdekjes'

Lufta Iran-Izrael: Shtatë ditë nga fillimi i sulmeve, tensionet vazhdojnë

SHBA dhe Gjermania dërgojnë 14 aeroplanë me pajisje ushtarake në Izrael