LAJMI I FUNDIT:

Trump: Marrëveshja tregtare ka përfunduar, do të kemi ceremoni të nënshkrimit

Trump: Marrëveshja tregtare ka përfunduar, do të kemi ceremoni të nënshkrimit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se ai dhe homologu kinez Xi Jinping, do të zhvillojnë një ceremoni ku do të nënshkruhet marrëveshja tregtare e fazës së parë.

Pekini nuk i ka konfirmuar ende pjesët e marrëveshjes që u bën publike nga SHBA-ja.


“Do të kemi një ceremoni të nënshkrimit”, tha Trump, duke shtuar se marrëveshja ka përfunduar dhe aktualisht po përkthehet, përcjell Telegrafi.

Përfaqësuesi i tregtisë në Shtetet e Bashkuara, Robert Lighthizer, ka thënë më herët gjatë muajit se negociatorët nga të dy vendet do të nënshkruajnë marrëveshjen tregtare në javën e parë të janarit.

Donald Trump paralajmëron nënshkrimin e marrëveshjes tregtare me Kinën
Lexo po ashtu Donald Trump paralajmëron nënshkrimin e marrëveshjes tregtare me Kinën

Përfaqësuesit e ministrisë së Jashtme në Kinë, bënë të ditur se të dy vendet ndodhen në kontakt.

Pekini nuk ka konfirmuar ende komponentët e detajuar të marrëveshjes, që janë publikuar nga zyrtarët amerikanë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se detajet do të bëhen publike pas nënshkrimit zyrtar.