LAJMI I FUNDIT:

Trump kritikon Macronin për mesazhet e nisura drejt Iranit

Trump kritikon Macronin për mesazhet e nisura drejt Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump ka akuzuar homologun e tij francez, Emmanuel Macron për dërgim të “sinjaleve të ndryshme” në Iran, sa i përket mundësisë së zhvillimit të bisedimeve me Uashingtonin.

“Irani është në gjendje të vështirë financiare. Zyrtarët iranianë janë të dëshpëruar dhe duan të flasin me Shtetet e Bashkuara, mirëpo ata që po pretendojnë të na përfaqësojnë neve, janë duke u dhënë mesazhe të ndryshme, duke përfshirë presidentin Macron të Francës”, ka thënë Trump përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.


“Unë e di se Emmanuel ka qëllime të mira, sikur gjithë të tjerët mirëpo askush nuk flet të emër të SHBA-së”, ka shkruar Trump.

Presidenti amerikan është larguar një vit më parë nga marrëveshja bërthamore që Teherani ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Përveç kësaj, Trump ka rikthyer të gjitha sanksionet ndaj këtij shteti duke i dëmtuar sektorin bankar dhe atë të naftës.

Presidenti i SHBA-së ka thënë se ka gatishmëri për të biseduar me liderët iranianë, mirëpo Teherani ka thënë se sanksionet duhet hequr fillimisht.

Franca, bashkë me Britaninë, Gjermaninë, Rusinë dhe Kinën, kanë vazhduar të jenë pjesë e marrëveshjes së vitit 2015, e cila parasheh heqje të sanksioneve për Teheranin, në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Ushtari rus filmon momentin kur sistemi artilerik i Kremlinit hidhet në erë në Ukrainë

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Ukrainasit shkatërrojnë radarin e sistemit raketor rus S-400 që kushton qindra miliona dollarë, e goditën direkt me HIMARS-in amerikan

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

I gjallë, por pa njërën dorë: Hamasi publikon një video të izraelito-amerikanit të marrë peng gjatë sulmeve të 7 tetorit

Botë
Kalo në kategori