LAJMI I FUNDIT:

Trump i gatshëm të firmos planin e marrjes së shtetësisë për 1.8 milionë emigrantë!

Trump i gatshëm të firmos planin e marrjes së shtetësisë për 1.8 milionë emigrantë!

Presidenti i SHBA, Donald Trump është i gatshëm të firmos planin i cili do të hap rrugën e marrjes së shtetësisë për 1.8 milionë emigrant të rinj, të cilët kur ishin fëmijë, në mënyrë ilegale arritën në Shtetet e Bashkuara, bëjnë të ditur zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

Shtëpia e Bardhë ka prezantuar planin si një favor të madh i cili ka për qëllim të tërheqë vota të mjaftueshme të demokratëve. Por plani përfshinë edhe disa element të tjerë siç është forcimi i kufirit dhe kthimi i emigrantëve të rinj.


Plani i Presidentit Trump, për të cilin Shtëpia e Bardhë shpreson se do të votohet në Senatin amerikan në fillim të muajit prill, ka për qëllim të vendos një fond prej 25 miliardë dollarësh për ndërtimin e murit në kufi me Meksikën dhe të financoj mbrojtjen më të mirë të kufirit me Kanadanë.

Presidentit Trump, qëndrimet e forta të të cilit mbi emigracionin, ishin kyçe gjatë fushatës presidenciale 2016, ka paralajmëruar që në muajin shtator do t’i jap fund programit DACA (Deffered Action for Childhood Arrivals), i cili filloi të zbatohet nga paraardhësi i tij, Presidenti Obama, nëse Kongresi nuk ofron një propozim të ri të ligjit.

Mbrojtja në kuadër të programit DACA ka të bëjë për rreth 700.000 njerëz, por Shtëpia e Bardhë vlerëson se ka po aq që janë kualifikuar për program, por që nuk e kanë firmosur.

Sipas tyre, 1.8 milionë njerëz mund të kërkojnë shtetësi në 10-12 vitet e ardhshme duke vërtetuar se kanë një punë dhe nuk kanë bërë ndonjë vepër penale. Gjithashtu planifikohet edhe heqja e lotarisë për disa shtete.

Këto masa, sipas liderit të shoqatës që mbështetë emigracionin “America’s Voice”, Frank Sharry, do të ulin emigracionin për 50 për qind. /Shekulli/

Në trend Botë

Më shumë
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët

Ky ishte sundimtari më i pasur në historinë e botës - ekspertët "ringjallën" gjyshin e Tutankhamun

Afrika
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Amerikanja gogësiu aq fort, sa që e 'theu qafën' - katër mjekë mezi ia sollën në vend nofullën

Amerikanja gogësiu aq fort, sa që e 'theu qafën' - katër mjekë mezi ia sollën në vend nofullën

Amerika
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Kalo në kategori