LAJMI I FUNDIT:

Trump e dëshiron Sekretar të Mbrojtjes, heroin e luftës John Kelly

Trump e dëshiron Sekretar të Mbrojtjes, heroin e luftës John Kelly

Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump ka vendosur që gjenerali në pension John Kelly, të jetë zgjedhja e tij për Sekretar të Mbrojtjes, duke e vendosur mbrojtjen e territorit amerikan në duart e një komandanti të kalitur.

Kelly është gjeneral me katër yje, i cili ka shërbyer në Marinën amerikane, ndërsa njëri nga djemtë e tij, është vrarë në luftimet në Afganistan, transmeton KosovaPress.


Gjeneral Kelly, 66 vjeçar, udhëhoqi Komandën Jugore të Shteteve të Bashkuara dhe ka një karrierë 40-vjeçare në Korpusin e Marinës, po ashtu ai udhëhoqi trupat amerikane në luftime pjesën perëndimore të Irakut.

Trump tha se gjeneralit Kelly nuk ia ka ofruar ende zyrtarisht punën dhe këtë pritet ta bëjë javën e ardhshme.