LAJMI I FUNDIT:

Triumfojnë Lakers, mposhten Warriors – rezultatet e të gjitha takimeve në NBA

Triumfojnë Lakers, mposhten Warriors – rezultatet e të gjitha takimeve në NBA

Los Angeles Lakers ka shënuar fitore spektakolare, me rezultat 117-92, në udhëtim kundër Sacramento Kings.

Në mungesë të LeBron James, lideri i skuadrës së Lakers ishte Anthony Davis, i cili kontribuoi në me 25 pikë, duke shtuar edhe shtatë kërcime.


AD u ndihmua nga Russell Westbrook që shtoi 23 pikë dhe Malik Monk që shkëlqeu me 22 pikë.

Pikë dyshifrore te skuadra e Lakers patën edhe Carmelo Anthony (14), Dëight Hoëard (12). Ky i fundit regjistroi ‘double-double’ duke shtuar 13 kërcime në fletën e statistikave.

LeBron në këtë ndeshje nuk luajti për shkak të rregullave anti-Covid.

Rezultatet e takimeve të tjera në NBA:

Broklyn Nets 112-110 New York Knicks

Toronto Raptors 91-98 Memphis Grizzlies

Phoenix Suns 104-96 Golden State Warriors

Portland Trail Blazers 110-92 Detroit Pistons. /Telegrafi/