LAJMI I FUNDIT:

Triumf dramatik i Yllit ndaj Pejës për fitoren e tetë radhazi

Triumf dramatik i Yllit ndaj Pejës për fitoren e tetë radhazi
(Foto: basketbolli.com)

Golden Eagle Ylli ka regjistruar fitoren e tetë radhazi, ku në një ndeshje dramatike ka mundur Pejën me shifrat 58-57 (21:14, 16:17, 9:16, 12:10), në ndeshjen e mbetur të xhiros së dhjetë.

Sfida ka qenë interesante dhe pothuajse e barabartë gjatë gjithë takimit, ndërsa në fund takimin e vendosi Valon Bunjaku me dy gjuajtje të lira.

Kampionët e Kosovës e nisën më mirë ndeshjen me një seri 7:0 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 21:14. Mysafirët u këndellën në periudhën e dytë, ku ngushtuan shifrat në 27:26, por Ylli sërish u shkëput në nëntë pikë, 37:28, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 37-31.

Pejanët e nisën më mirë pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, duke shkrirë epërsinë e vendasve dhe e kthyen atë në favor të tyre, 44:47, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 46:47.

Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua ndeshje shumë interesante. Peja ishte duke fituar 50:52, por therandasit me gjashtë pikë radhazi kaluan në epërsi 56:52.

Megjithatë, asgjë nuk kishte përfunduar, pasi mysafirët shënuan në dy aksione radhazi për 56:57, kurse në sekondën e fundit Valon Bunjaku u ndal në mënyrë të palejuar dhe ishte i pagabueshëm nga gjuajtjet e lira për 58-57, kurse në aksionin e fundit nuk ishin të saktë mysafirët dhe Ylli regjistroi fitoren e tetë radhazi pas katër humbjeve, kurse pejanët kanë dhjetë fitore e tri humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori