LAJMI I FUNDIT:

Trilogjia me McGregor, dueli me Nate Diaz apo pensionimi – disa nga opsionet e Poirier pas humbjes nga Oliveira

Trilogjia me McGregor, dueli me Nate Diaz apo pensionimi – disa nga opsionet e Poirier pas humbjes nga Oliveira
(Foto: Instagram/dustinpoirier)

Dustin Poirierit i është thyer zemra për herë të dytë në javën e kaluar. Ai e pati mundësinë e dytë për të garuar për titull, mirëpo edhe në këtë rast humbi.

Fillimisht kishte humbur nga Khabib Nurmagomedov dhe tani u mposht nga Charles Oliveira, në të dyja rastet me nënshtrim me dorëzim.

Pas luftës me pesë raunde ndaj Dan Hooker dhe triumfit të dyfishtë kundër Conor McGregor, Poirier ishte në situatë shumë të mirë para duelit ndaj Oliviera në kuadër të ‘UFC 269’.


Megjithatë, përkundër angazhimit të madh për të qenë i suksesshëm në atë duel, 32-vjeçari pësoi humbje që mund të jetë e rëndë për karrierën e tij.

Derisa vet ylli i UFC-së ka thënë se akoma nuk e di përgjigjen për të ardhmen e tij, Daily Mail ka përmendur disa opsione për luftëtarin amerikan të arteve të përziera marciale.

Dustin Poirier zbret në renditjen e UFC-së, pas humbjes nga Charles Oliveira
Lexo po ashtu Dustin Poirier zbret në renditjen e UFC-së, pas humbjes nga Charles Oliveira

Trilogjia me Conor McGregor është një mundësi reale dhe u përgjigjet të dyja palëve, derisa një alternativë reale është edhe Nate Diaz, duke mos e përjashtuar edhe Michael Chandler.

Derisa mjeku e ka këshilluar të bëjë një pushim gjashtë mujor, Poirier mund të vendosë të pensionohet përgjithmonë nga UFC dhe të vazhdojë me angazhimet e tij biznesore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Chelsea përgatit transferimin e yllit të madh të Barcelonës

Chelsea përgatit transferimin e yllit të madh të Barcelonës

Premier League
Zekirija Ramadani flet pas kalimit tutje të Dritës: Kam besuar në cilësinë e ekipit, ndaj Copenhages jo me flamur të bardhë

Zekirija Ramadani flet pas kalimit tutje të Dritës: Kam besuar në cilësinë e ekipit, ndaj Copenhages jo me flamur të bardhë

Superliga
Chelsea ka gati 69 milionë euro për transferimin e një qendërmbrojtësi

Chelsea ka gati 69 milionë euro për transferimin e një qendërmbrojtësi

Premier League
Amorim po humbet durimin me drejtuesit e Man Utd shkaku i mungesës së transferimeve

Amorim po humbet durimin me drejtuesit e Man Utd shkaku i mungesës së transferimeve

Premier League
Real Madridi po synon tre yje për të forcuar mesfushën e tij

Real Madridi po synon tre yje për të forcuar mesfushën e tij

La Liga
Hamrun Spartans fitoi ndaj Zalgirisit trilerin e 28 penalltive për të siguruar kualifikimin historik në Ligën e Kampionëve

Hamrun Spartans fitoi ndaj Zalgirisit trilerin e 28 penalltive për të siguruar kualifikimin historik në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori