LAJMI I FUNDIT:

Tri mënyrat se si Man United mund të rreshtohej me Hojlund

Tri mënyrat se si Man United mund të rreshtohej me Hojlund

Manchester United është afër nënshkrimit të Rasmus Hojlund nga Atalanta në një marrëveshje të përhershme.

Sulmuesi tashmë ka përfunduar testet mjekësore dhe sot pritet të nënshkruajë kontratën.


Me ardhjen e tij, janë tri opsione se si Ten Hag mund ta përshtatë atë në 11-shen e tij fillestare.

Tifozët e Man United të befasuar se sa shpejtë mund t'i vrapojë Rasmus Hojlund 100 metra
Lexo po ashtu Tifozët e Man United të befasuar se sa shpejtë mund t'i vrapojë Rasmus Hojlund 100 metra

Opsioni i parë

E para është një opsion mjaft i drejtpërdrejtë me Hojlund që plotëson një treshe të përparme me Rashford dhe Antony në krahë, të cilët të dy kanë qenë zgjedhja e parë e trajnerit holandez në ato pozicione sezonin e kaluar.

Bruno dhe Mount do të luanin në një pozicion sulmues të mesfushës me këtë të fundit që shkon më thellë për të asistuar dhe Bruno që zë pozicione të rrezikshme në të majtë për të realizuar krosime për Hojlund ose për Rashford.

Opsioni i dytë

Ky opsion do të ishte një më me përvojë me lojtarë si Eriksen dhe Casemiro që mbështesin Brunon në një rol të mesfushorit ofanziv.

Sancho do të kishte një rol kyç në këtë pasi Hojlund është i njohur për vrapimet e tij nga vija dhe Jadon bëri punën e tij më të mirë në Bundesligë duke u lidhur me Haaland i cili ekzekutoi vrapime të ngjashme dhe pasime me kombinim.

Opsioni i tretë

Kjo është më larg asaj se si zakonisht pritet që Ten Hag të vendosë ekipin e tij, por përfshin dy të preferuarat e tifozëve së bashku me Hojlund. Garnacho dhe Rashford janë dy nga lojtarët më të rrezikshëm të United, por të dy pozicionet e tyre më të mira janë të krahut të majtë. Me këtë konfigurim ne mund t’i shihnim të dy të vendosur në formacion.

Formacioni nuk ka gjasa të mëdha të aplikohet, por është më shumë një model për mënyrën sesi United mund të vendoset jashtë posedimit kundër një kundërshtari më të dobët me Brunon që lëviz më tej në posedim dhe një katërshe vdekjeprurëse që thyen mbrojtjen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk u lejua të futej në lojë për dy minuta, Messi gjen një kamerë anësore dhe shpërthen ndaj MLS-së

Nuk u lejua të futej në lojë për dy minuta, Messi gjen një kamerë anësore dhe shpërthen ndaj MLS-së

Ndërkombëtare
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Ishte shumë pranë të futej në historinë e Ligës Premier, Gvardiol tregon se pse nuk e ekzekutoi penalltinë

Ishte shumë pranë të futej në historinë e Ligës Premier, Gvardiol tregon se pse nuk e ekzekutoi penalltinë

Premier League
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Kalo në kategori