LAJMI I FUNDIT:

TRI DËSHIRAT

TRI DËSHIRAT

Nga: Roger Waters (kënga Three Wishes nga albumi Amused to Death, 1992)
Përktheu: Agron Shala

“Shkova për të blerë një …. një bombolë gazi. Në fillim doja të blija një të madhe, por meqë nuk kisha mjaftueshëm para, për këtë arsye duhej të blija një më të vogël. Dhe, mendoj se po ta blija një më të madhe, atëherë do të kishte qenë … ashtu siç doja unë. E, pastaj shkuam në shtëpi dhe i shtrova fëmijët në shtrat. Dhe, e rregullova banesën dhe gjithçka tjetër. E, pastaj, ata ishin në gjumë dhe gjithçka ishte disi si natë. E shtrova një si shtrat në banjë. I çova atje dhe e vendosa bombolën e gazit. Por, sot, kur përsëri mendoj … për këtë … nëse Zoti do të më merrte, do të isha në Ferr sepse e kisha gabim”.


E zgjata dorën për shishen tjetër
Dhe u fërkua për llambe
Xhindi doli duke buzëqeshur
Si një vagabond nga Lindja
Tha: “Hej, shoki, çka po ndodh?
Mund t’i kesh tri dëshira
Nëse nuk mendon shumë gjatë
Nëse nuk mendon shumë gjatë”

I thashë: “Do të doja që të ishin të gjithë të lumtur në Liban
Do të doja që dikush të më ndihmojë ta shkruaj këtë këngë
Do të doja që kur isha i ri
Plaku im të mos largohej”
Xhindi tha: “Merre si punë të kryer”

Diçka po ndodh
E ti nuk e di se çfarë
E sheh dikë përmes dritares
Atë që në këto çaste të mungon
Dhe rruga shpie drejtë lavdisë, por
E ke përdorur dëshirën tënde të fundit
Dëshirën tënde të fundit
E ti ke dëshirë që ajo të kthehet në shtëpi

Sille në shtëpi

Xhindi tha, “Më fal
Por, gjërat kështu shkojnë
Papak, ku dreqin është llamba
Është koha të shkoj në shtëpi
Tung!”

Diçka po ndodh
E ti nuk e di se çfarë
E sheh dikë përmes dritares
Atë që në këto çaste të mungon
Dhe rruga shpie drejtë lavdisë, por
E ke përdorur dëshirën tënde të fundit
Dëshirën tënde të fundit
E ti ke dëshirë që ajo të kthehet në shtëpi

“Tashti, atje ndonjëherë shkoj dy herë në vit, e ndonjëherë vetëm një herë. E, ndonjëherë, kur më vjen të qaj, thjesht shkoj atje”.

ÂSHT NJÍ MREKULLI
Lexo po ashtu ÂSHT NJÍ MREKULLI
BALADA E BILL HABARDIT, TUE U ZBAVITË DERI N’DEKË
Lexo po ashtu BALADA E BILL HABARDIT, TUE U ZBAVITË DERI N’DEKË
ÇKA DO ZOTI
Lexo po ashtu ÇKA DO ZOTI
LOGJIKA E PËRSOSUR
Lexo po ashtu LOGJIKA E PËRSOSUR
DUKE SHIKUAR TELEVIZOR
Lexo po ashtu DUKE SHIKUAR TELEVIZOR