Nga: Roger Waters (kënga “It’s a Miracle”, albumi “Amused to Death”, 1992)
Përktheu: Agron Shala
Mrekulli e quejte loçkë
Ama hala sen’ s’ke pâ
Ata kanë bâ Pepsi n’Ande
E Mekdonalds n’Tibet
Josemiti âsht shndrrue
N’fushë golfi për japoneztë
E Deti i Vdekun u ngjallë me rep
Mes Tigrit e Eufratit
Tash âsht njí qendër për pushim
I kanë krejt sojet e sportit
Kanë edhe shorce Bermude
Ata kanë bâ seks n’Pensilvani
Njí brazilian njí fidan e ka mbjell
E n’Menheten njí mjek
Prej deke falë e pshtoi njí njeri
Âsht njí mrekulli
Edhe njí mrekulli
Me mirësinë e t’Madhit Pereni
E me trysninë e tregjeve
Njerzimi e ka qytetnue veten
Âsht njí mrekulli
Kena depo t’gjalpit
Kena oqeane t’venës
Kena skamje sa herë qí na duhet
Kena përpilues t’krimit
Kena Mercedes
Kena Porshe
Ferrari e Rolls Rojs
Kena mundsi
N’Kopshtin e Getsemanit, loçkë
Ajo m’tha me e takue
Zoti tha, Pjetër, unë po muj me e pâ
Shpinë tonde prej këtuhit
Njí njeri i ndershëm
Ma n’fund e korri atë qí e ka mbjellë
E njí bujk n’Ohajo, borxhin veç sa e shleu
Âsht njí mrekulli
Edhe njí mrekulli
Me mirësinë e t’Madhit Pereni
E me trysninë e tregjeve
Njerzimi e qytetnoi veten
Âsht njí mrekulli
Po strukemi n’strehat tona
Me vesht e futun n’lesh
Muzika pa lidhje e Lloid-Veberit
Sillet me vjet, vjet, e vjet
Njí termet njí teatri i qepon
Ama opereta vazhdon
E mandej bjen kapaku i pianos
E ia then gishtat e mutit
Âsht njí mrekulli
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre