LAJMI I FUNDIT:

Trey Songz akuzohet për sulm seksual – rikthehet në vëmendje intervista e Bebe Rexhës ku kishte rrëfyer se është ngacmuar edhe ajo nga këngëtari

Trey Songz akuzohet për sulm seksual – rikthehet në vëmendje intervista e Bebe Rexhës ku kishte rrëfyer se është ngacmuar edhe ajo nga këngëtari
Foto: Getty Images/Guliver

Këngëtari amerikan Trey Songz është përballur me akuza për sulm seksual dhe përdoruesit e rrjeteve sociale tashmë kanë filluar të shpërndajnë një intervistë të vjetër të Bebe Rexhës, ku kishte rrëfyer një ngacmim seksual të përjetuar vite më parë nga Songz.

Ndërsa Trey Songz vazhdon të mbrohet kundër akuzave për sulm seksual, një intervistë e pesë viteve më parë e artistes shqiptare është rishfaqur, shkruan HotNewHipHop.


Të mërkurën e 19 gushtit, emri i Trey Songz filloi të qarkullojë pasi modelja Celina Powell dhe shoqja e saj Aliza akuzuan atë për shfrytëzim seksual.

Gjatë diskutimit, Aliza tha se Songz e mbajti atë kundër vullnetit të saj në një dhomë hoteli, mori çantën dhe telefonin e saj dhe urinoi mbi të. Celina më vonë do të shtonte në diskutim dhe do të thoshte se paraqiti një raport policie kundër Trey Songz për mbajtjen peng të saj, por ajo më vonë hoqi akuzat.

“Zakonisht qëndroj i qetë për këtë por ndiej se në shumë mënyra lëvizja për të luftuar për gratë që në të vërtetë kanë pësuar ngacmim dhe abuzim në nivele të ndryshme, është rrëmbyer nga ata që e shohin të përshtatshëm për veten e tyre të dalin ndërsa kërkojnë të shkatërrojë jetën e dikujt”, ka thënë Trey pasi ka dëgjuar akuzat.

Trey Songz (Foto: Henry S. Dziekan III/Getty Images/Guliver)

Tani, përdoruesit e rrjeteve sociale kanë gërmuar nëpër arkiva për të gjetur një intervistë të vitit 2015 të këngëtares shqiptare Bebe Rexha e cila, gjatë një interviste, ndau historinë e saj të takimit me Trey Songz.

Sipas Bebe Rexhës, ajo kishte shkuar në një dasmë në një rezidencë që kishte një listë të ftuar prej rreth 50 personash.

Bebe Rexha (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Trey gjoja ishte aty me të dashurën e tij. Më vonë, Rexha tha që ajo ishte në pishinën e rezidencës kur Trey Songz iu afrua, e shtyu drejt murit dhe u përpoq ta puthte. “Le ta bëjmë këtë”, i kishte thënë ai asaj.

Bebe Rexha deklaroi se ajo refuzoi dëshirat e tij dhe se më pas Trey i kishte thënë se ai thjesht po e tallte. Ajo vazhdoi të përsëriste se ajo me shumë mundësi do të binte në telashe për të treguar ngjarjen dhe shtoi se ndodhi diçka tjetër që ajo nuk dëshironte ta përmendte.

Bebe Rexha (Foto: Amy Sussman/Getty Images/Guliver)

Intervista e rikthyer në fokus është shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori