Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit sollën një analizë të detajuar të ndeshjeve të para gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke u ndalur te momentet kyçe, duelët taktike dhe lojtarët që po e përcaktojnë rrugën drejt finales. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.

Gazetari Lavdim Pireva është ndalur të flas për treshen sulmuese të Bayernit – Kane, Diaz dhe Olise, duke thënë se ata po thyejnë edhe rekordet e tresheve më të mira në histori të futbollit.


“Ndeshja e parë e të martës çfarë më bëri përshtypje ishte sulmi i dy ekipeve, që e kemi përmendur shumë shpesh këtë edicion – Kane, Diaz, Olise arrijnë numrin e 100 golave”.

“Janë futur në mesin e tresheve më të mira që kanë qenë BBC, MSN, domethënë janë në vendin e gjashtë sepse MSN patën shumë gola, nëse nuk gaboj 127”.

“Po e sheh që Bayern i ka pesë ndeshje, me Kupë gjashtë, katër në kampionat, minimum e ka ndeshjen kthyese, qysh i shënojnë këta nga 3-4 gola, ky rekord mund të afrohet”, ka thënë Pireva.

Episodin e plotë me gazetaret e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/

telegrafi sport app