LAJMI I FUNDIT:

Trepça vjen me reagim pas ngjarjeve të ndodhura në Superkupën e Kosovës

Trepça vjen me reagim pas ngjarjeve të ndodhura në Superkupën e Kosovës

Trepça ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në finalen e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Klubi mitrovicas ka reaguar nëpërmjet faqes zyrtare ku ka shkruar se janë të përkushtuar për t’i luftuar dukuritë negative.


Njëherit Trepça i ka uruar edhe gjithë tifozëve për trofeun e fituar derisa i ka lutur që të distancohen nga individët që shkaktojnë probleme në sallat e sportit.

Trepça fiton Superkupën e Kosovës në basketboll pas një drame të vërtetë në fund
Lexo po ashtu Trepça fiton Superkupën e Kosovës në basketboll pas një drame të vërtetë në fund

Njoftimi i plotë nga Trepça:

Reagim!

Klubi i basketbollit Trepça shpreh shqetësimin për disa episode jo të mira gjatë dhe pas finales së Superkupës së Kosovës në basketboll, Trepça – Peja, e zhvilluar të dielën në Suharekë.

Klubi i basketbollit Trepça angazhohet maksimalisht për sjellje të dinjitetshme të të gjithë akterëve në ndeshjet e basketbollit, duke përfshirë shikuesit në tribuna. Në të njëjtën kohë klubi ynë dënon sjelljen e disa individëve të caktuar, që mundohen të kamuflohen brenda grupeve të tifozëve, që i bëjnë dëm klubit tonë, imazhit të klubit dhe basketbollit në përgjithësi.

Gjatë finales së Superkupës mes Trepçës dhe Pejës është lënduar gazetarja Ulpiana Emra
Lexo po ashtu Gjatë finales së Superkupës mes Trepçës dhe Pejës është lënduar gazetarja Ulpiana Emra

Jemi të përkushtuar që të luftojmë dukuritë negative dhe nga ndeshja e ardhshme do të ketë masa të rrepta ndaj atyre individëve që me veprimet e tyre bien ndesh me misionin e klubit dhe basketbollit Kosovar.

Gjithë tifozët i urojmë për suksesin e arritur dhe në të njëjtën kohë i lusim për kujdes që të distancohen nga individët që me veprimet e tyre i sjellin dëme klubit tonë. /Telegrafi/