LAJMI I FUNDIT:

Trepça, Prishtina, Rahoveci e Ferizaj me transferime të rëndësishme në hendboll

Trepça, Prishtina, Rahoveci e Ferizaj me transferime të rëndësishme në hendboll
(Foto: kosovahandball.info)

Ka përfunduar miniafati kalimtar në hendbollin kosovar. Miniafati ishte i hapur prej 10 deri më 17 janar, ndërsa skuadra më e përforcuar pritet të dalë Trepça.

Skuadra mitrovicase ka paraqitur kërkesë që nga Besa Famgas ta transferojë bekun Deniz Terziqi. Prej Kastriotit, Trepça ka paraqitur kërkesë për transferimin e Lulëzim Shabanit e Shpëtim Mehmetit.


Në drejtim të kundërt, nga Trepça te Kastrioti pritet të kalojë Arbër Aliu. Kastrioti ka paraqitur kërkesë edhe për Hamdi Salihun e Prishtinës.
Kërkesë për dy përforcime ka bërë Rahoveci. “Vreshtarët” kanë paraqitur kërkesë për portierin e deritashëm të Besës, Arti Luzha, si dhe brazilianin e Deçanit, Mateus Henrique.

Skuadra pejane, Besa Famgas, ka paraqitur kërkesë për Nimon Idrizajn e Deçanit, ndërsa Samid Mekiq pritet të bashkohet me Prishtinën.

Mekiq në të kaluarën ka luajtur për Kastriotin, ndërsa te Prishtina pritet të vijë nga Suedia. Prishtina paraqiti kërkesë edhe për lojtarin nga Kuba, Manuel Barrios Lores, që së fundi luajti në Portugali.

Samadrexha ka paraqitur kërkesë për Besmir Mujën e Vushtrrisë. Me regjistrim të dyfishtë Samadrexhës pritet t’i bashkohen Arjanit Hyseni (Vushtrria) dhe Ermir Januzi (Trepça).

Në konkurrencën e femrave, dy përforcime të mëdha i planifikon Ferizaj. KHF Ferizaj ka paraqitur kërkesë për Aida Stagovën dhe Shkurte Mehmetin që deri më tani ishin te Prishtina.
Prej Ferizajit te Prishtina pritet të kaloj Mimoza Sefedini.

Prej Prishtinës te Ulpiana pritet të kalojë Donita Shala, kurse Iurosana Haskaj pritet të transferohet nga Deçani te Shqiponja.

Të gjitha kërkesat e paraqitura në afatin kalimtar do të shqyrtohen nga komisioni për transferimin e lojtarëve.

Konkurrenca e meshkujve

Nr Emri dhe Mbiemri Nga Klubi Në Klubin                 
1 Deniz Terziqi KH Besa Famgas KH Trepça
2 Lulëzim Shabani KH Kastrioti KH Trepça
3 Shpëtim Mehmeti KH Kastrioti KH Trepça
4 Arti Luzha KH Besa Famgas KH Rahoveci
5 Mateus Henrique KH Deçani KH Rahoveci
6 Besmir Muja KH Vushtrria KH Samadrexha
7 Arjanit Hyseni KH Vushtrria KH Samadrexha       r.dyfisht
8 Ermir Januzi KH Trepça KH Samadrexha       r.dyfisht
9 Nimon Idrizaj KH Deçani KH Besa Famgas
10 Samid Mekiq Suedia KH Prishtina
11 Manuel Lores Portugalia KH Prishtina
12 Arbër Aliu KH Trepça KH Kastrioti
13 Hamdi Salihu KH Prishtina KH Kastrioti

Konkurrenca e femrave

Nr Emri dhe Mbiemri Nga Klubi Në Klubin   
1 Aida Stagova KHF Prishtina KHF Ferizaj
2 Shkurte Mehmeti KHF Prishtina KHF Ferizaj
3 Donita Shala KHF Prishtina KHF Ulpiana
4 Iurosana Haskaj KHF Deçani KHF Shqiponja
5 Mimoza Sefedini KHF Ferizaj KHF Prishtina

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

A e dini se për çfarë shërben gjysmërrethi në buzë të zonës së penalltisë? Këtu është rasti i vetëm në të cilin përdoret

Ndërkombëtare
Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Si e “tradhtoi” Rudiger shokun e tij më të mirë në futboll gjatë ekzekutimit të penalltive në Man City-Real

Liga e Kampionëve
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori