LAJMI I FUNDIT:

Trepça mposhtet te Feni, humbja e dytë në Ligën Ballkanike

Trepça mposhtet te Feni, humbja e dytë në Ligën Ballkanike

KB Trepça është mposhtur në Kavadarci, ku e ka pritur Feni Industries. Ekipi mitrovicas u mposht me rezultat 72-54.

Vendasit e filluan më mirë takimin duke pasur një epërsi prej 12-4 pas katër minutash lojë, por më pas Trepça u përgjigj.


Mitrovicasit madje kaluan në epërsi kur Samir Zekiqi shënoi një treshe, por Feni u përgjigj me një seri prej 7-0 për të mbajtur epërsinë në fund të pjesës së parë.

Një seri prej 10-0 në çerekun e tretë e fitoi lojën për Fenin.

Epërsia e Fenit pas kësaj serie arriti 15 pikë dhe deri në fund Trepça nuk arriti që të fitonte.

Feni shënoi shtatë treshe nga 23 tentime, krahasuar me tri nga 20 tentime të Trepçës që u dëshmua të jetë vendimtare në këtë duel, shkruan Telegrafi.

22 pikë dhe 12 kërcime regjistroi Kiril Nikolovski, i cili ishte më i miri i takimit, teksa Stuts te Trepça ishte më i miri me 16 pikë, pasuar nga Mise Diminic i cili regjistroi double-double prej 15 pikë dhe 11 kërcimesh.

Trepça në ndeshjen e radhës do të presë Sutjeskan në Mitrovicë dhe deri tash në këtë garë ka një fitore si vendas dhe dy humbje si mysafir. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Pep Guardiola dhe Heung-Min Son kishin një bisedë me të përfunduar ndeshja mes Cityt dhe Spurs

Premier League
Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Dështimi i Ligës Premier 'në prag të shndërrimit në miliarder' falë biznesit jashtëzakonisht të suksesshëm

Premier League
Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Çmenduria e kësaj vere: Bruno Fernandes transferohet te Interi?

Serie A
“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

“Ishim gati, por s’na pyetën fare” - Ministri i Sportit, Hajrulla Çeku reagon ashpër ndaj bashkëpunimit Shqipëri-Serbi

Kombëtarja e Shqipërisë
E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

E bleu si super talent për 60 milionë euro, PSG e ka ofruar te gjigantët italianë Manuel Ugarten

Serie A
“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

“Situata është shumë e vështirë”, Xavi dërgon mesazh të fortë për tifozët e Barçës në mbarë botën

La Liga
Kalo në kategori