LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 1° fog

“Trepça” mohon pretendimet se do që të shkarkojë kryetarin e Sindikatës, Jonuzi mbështet qëndrimet e tij

“Trepça” mohon pretendimet se do që të shkarkojë kryetarin e Sindikatës, Jonuzi mbështet qëndrimet e tij
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi, të martën ka thënë se menaxhmenti i ndërmarrjes publike ka mbajtur një takim për shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit.

Sipas tij, arsyeja pse ka ndodhur kjo është se gjithmonë ka reaguar për shkeljen e të drejtave të minatorëve, shkruan Telegrafi.

“Përgjigjia është e thjeshtë, kam ngritur zërin dhe kam reaguar vazhdimisht për shkeljen e të drejtave të minatorëve, kushtet jashtëzakonisht të dobëta të punës, mospagesën dhe vonesat e vazhdueshme të pagave, si dhe përndjekjen e atyre që mendojnë ndryshe nga menaxhmenti. Ky reagim vjen si përpjekje për të mbrojtur dinjitetin e minatorëve dhe për të siguruar kushte më të drejta dhe të qëndrueshme pune për ta”, thuhet në reagimin e tij në faqen e sindikatës.


Jonuzi i kishte kërkuar menaxhmentit që “t’i ndalë përpjekjet për luftimin e sindikatës dhe nënshtrimin e minatorëve”.

“Në cilësinë e kryetarit të sindikatës e porosis menaxhmentin e ndërmarrjes që t’i ndal përpjekjet për luftimin e sindikatës tonë dhe nështrimin e minatorëve përmes frikësimit dhe nënçmimit të tyre. Ee në vend të saj t’i kryej detyrat për cka është zgjedhur, duke filluar nga furnizimi i ndërmarrjes me eksploziv pa të cilin kemi mbetur që disa ditë, e si rezultat ndërmarrja është duke pësuar dëm të lart financiar”, thuhet në reagimin e tij.

Lidhur me këto pretendime, ndërmarrja publike “Trepça” në një përgjigje për Telegrafin ka thënë se ajo që ka thënë Jonuzi nuk qëndron.

“Pretendimet në fjalë nuk qëndrojnë. Takimi ka qenë me inxhinierë të ndërmarrjes për çështje pune, takim i natyrës së punës”, thuhet në përgjigje.

Tutje, “Trepça” ka thënë se inxhinierët janë pjesë përbërëse e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës dhe se sindikata është një organ i pavarur.

“Inxhinerët janë pjesë përbërëse e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës. Sindikata është organ i pavarur dhe mund të veprojë si të dojë”, thuhet tutje në përgjigje.

Pas kësaj, kryetari i kësaj sindikate, Ibrahim Jonuzi për Telegrafin ka thënë se vazhdon të mendoj në të njëjtën mënyrë se menaxhmenti ka diskutuar për shkarkimin e tij nga pozita aktuale.

“Unë vazhdoj të mendoj njëjtë dhe qëndroj prapa fjalëve”, ka thënë shkurtimisht ai.

Kujtojmë që gjatë muajve të fundit në ndërmarrjen publike “Trepça” ka pasur shkarkime e largime të punëtorëve nga puna ku sipas njoftimeve, kjo për shkak se të njëjtit kanë bërë shkelje të detyrave të punës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Nga mjek i syve në diktator: Ngritja dhe rënia e presidencës së Bashar al-Assadit

Nga mjek i syve në diktator: Ngritja dhe rënia e presidencës së Bashar al-Assadit

Azia
Një fëmijë i vogël del nga qelia e burgut në “thertoren njerëzore” të Assadit ndërsa rebelët lirojnë të burgosurit

Një fëmijë i vogël del nga qelia e burgut në “thertoren njerëzore” të Assadit ndërsa rebelët lirojnë të burgosurit

Azia
Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa

Gjermania me politika shumë agresive për të tërhequr njerëz të kualifikuar, Shqipëria merr masa

Lajme
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

Assad ndodhet në Moskë? Të gjitha zhvillimet e fundit në Siri, MINUTË PAS MINUTE

Assad ndodhet në Moskë? Të gjitha zhvillimet e fundit në Siri, MINUTË PAS MINUTE

Në TikTok shqiptarët ftohen për t’i dëmtuar monumentet serbe, kërkohet kujdes

Në TikTok shqiptarët ftohen për t’i dëmtuar monumentet serbe, kërkohet kujdes

Lajme
Kalo në kategori