LAJMI I FUNDIT:

Treguesi i besimit në ekonominë shqiptare arrin nivelin më të lartë historik

Treguesi i besimit në ekonominë shqiptare arrin nivelin më të lartë historik

Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) ne Shqipëri u rrit përsëri në muajin prill, duke arritur nivelin më të lartë historik.

Reklama

Sipas Bankës së Shqipërisë, TNE-ja shënoi nivelin 114.6, me rritje prej 1.1 pikësh në krahasim me muajin mars dhe duke qëndruar 14.6 pikë mbi mesataren afatgjatë.

Rritja e TNE-së u përcaktua nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, ndërtimit, tregtisë, si dhe nga përmirësimi i besimit konsumator.

Treguesi i besimit të industrisë (TBI) u rrit me 3.8 pikë përqindje në muajin prill, i ndikuar nga vlerësimet më optimiste për prodhimin aktual dhe për kontratat porositëse.

Niveli i TBI-së aktualisht qëndron 16.1 pikë përqindje mbi mesataren historike. Pritjet e bizneseve të këtij sektori për prodhimin dhe për punësimin në të ardhmen janë rritur. Çmimet që këto biznese do të vendosin në të ardhmen nuk pritet të ndryshojnë.

Treguesi i besimit në ndërtim (TBN) u rrit lehtë me 0.4 pikë përqindje në muajin prill, duke shënuar një tjetër rekord historik. Ky tregues qëndron 28.7 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Rritja këtë muaj u përcaktua kryesisht nga vlerësimet më të mira për nivelin e porosive aktuale. Pritjet për punësimin dhe ato për çmimet në të ardhmen janë në rënie.

Treguesi i besimit në tregti (TBT) u rrit me 1.2 pikë përqindje në muajin prill, i ndikuar kryesisht nga vlerësime optimiste mbi ecurinë aktuale të biznesit. Edhe pritjet për punësimin u rritën këtë muaj, madje në një shkallë më të lartë se komponenti i parë. Niveli aktual i TBT-së qëndron rreth 12.4 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Gjithashtu, pritjet për ecurinë e biznesit në të ardhmen dhe për punësimin kanë regjistruar rritje të lehtë këtë muaj. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan në rënie.

I vetmi tregues që shënoi rënie ishte ai i besimit në shërbime (TBSH), që ra me 1.6 pikë përqindje në muajin prill. Megjithatë, niveli i TBSH-së qëndron në intervalin e vlerave më të larta historike, rreth 17.4 pikë përqindje mbi mesataren afatgjatë. Të dy komponentët përbërës të treguesit, ecuria aktuale e aktivitetit, si dhe niveli i kërkesës, kanë regjistruar rënie të lehtë. Pritjet e bizneseve për kërkesën, punësimin dhe çmimet në të ardhmen janë me rënie.

Treguesi i besimit konsumator (TBK) vijoi prirjen disamujore rritëse, duke u rritur me 2.1 pikë përqindje në muajin prill. Niveli i tij aktual ka kaluar me 2.2 pikë përqindje mesataren historike. Përmirësimi i TBK-së këtë muaj u përcaktua nga pritje të përmirësuara për situatën e përgjithshme ekonomike, situatën financiare dhe blerjet në shuma të mëdha për të ardhmen. Pritjet për nivelin e përgjithshëm të çmimeve dhe punësimin në të ardhmen janë rishikuar për lart. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Rashiq flet për prapaskenat e ngjarjeve në veri: Grupi i armatosur priti ndihmë, shpresuan në ndërhyrjen e KFOR-it

Siguri
Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin –  asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Janjiq: Shumica e njerëzve në Beograd e pranojnë realitetin – asgjë nuk mund të arrihet me forcë në Kosovë

Lajme
Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Kurti: Vuçiq më tha në Bruksel, Milan Radoiçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve të Kosovës

Lajme
Daçiq i del në mbrojtje terroristit, thotë se video ku shihet Radoiçiq nuk është e ditës kur ndodhi sulmi terrorist

Daçiq i del në mbrojtje terroristit, thotë se video ku shihet Radoiçiq nuk është e ditës kur ndodhi sulmi terrorist

Lajme
Ish-ushtaraku i FSK-së analizon veprimet taktike të grupit terrorist në veri, ka dyshime se drejtues nuk ishte vetëm Radoiçiq

Ish-ushtaraku i FSK-së analizon veprimet taktike të grupit terrorist në veri, ka dyshime se drejtues nuk ishte vetëm Radoiçiq

Siguri
Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur - e çuditshme që KFOR-i i injoroi

Rrëfimi i pelegrinëve në Manastirin e Banjskës: U plaçkitëm nga sulmuesit e armatosur - e çuditshme që KFOR-i i injoroi

Lajme
Kalo në kategori