LAJMI I FUNDIT:

Tregu i veturave mund të ketë kolaps nëse nuk ulet çmimi i veturave elektrike, thotë drejtori i Stellantis

Tregu i veturave mund të ketë kolaps nëse nuk ulet çmimi i veturave elektrike, thotë drejtori i Stellantis

Drejtori ekzekutiv i Stellantis, Carlos Tavarez, u ankua në lidhje me drejtimin dhe ritmin e elektrifikimit të veturave, duke theksuar se mund të ketë pasoja të mundshme negative.

Mund të shihet se Carlos Tavares nuk është skeptiku i vetëm në lidhje me bateritë e veturave elektrike, pasi që gjatë javës së kaluar ati iu bashkua edhe Arnaud Deboeuf, Drejtori i Përgjithshëm i Prodhimit në këtë kompani.


Inside EVs shkruan se sipas Bloomberg, Arnaud Deboeuf paralajmëroi se pas marrëveshjes së BE-së për heqjen nga tregu deri në vitin 2035 të veturave me djegie të brendshme, industria e automobilave është “dënuar”, kjo nëse çmimet e veturave elektrike nuk ulen, transmeton Telegrafi.

Do të ishte shumë keq nëse çmimi i veturave elektrike nuk ulet, dhe për këtë shkak, tregu i veturave mund të zvogëlohet.

Por të jemi më real, progresi teknologjik në njërën anë, dhe rritja e paprecedent e shkallës së prodhimit në anën tjetër, do të duhet që të përktheheshin në uljen e çmimeve të prodhimit të baterive dhe veturave elektrike.

Në krye të saj gjithmonë është edhe konkurrenca mes prodhuesve, e cila po tani po vazhdon të rritet pas disa viteve ku shumë prej tyre anashkalonin prodhimin e baterive për vetura elektrike.

Edhe Arnaud Deboeuf bëri me dije se Stellantis ka për synim që deri në vitin 2030 të ul për 40 për qind koston e prodhimit të baterive për veturat elektrike, gjë e cila u la të kuptohet edhe nga vet Carlos Tavares.  /Telegrafi/