LAJMI I FUNDIT:

Tre të vrarë dhe tre të tjerë të plagosur në Bosnjë – policia gjeti të dyshuarin të vdekur në veturën e tij

Tre të vrarë dhe tre të tjerë të plagosur në Bosnjë – policia gjeti të dyshuarin të vdekur në veturën e tij

Tre persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat të premten në një qytet në afërsi të kantonit të Tuzlës në Bosnjë dhe Hercegovinë, njoftoi Ministria e Brendshme e këtij kantoni.

I dyshuari Nermin Sulejmanoviq, 35 vjeç, është gjetur i vdekur nga forcat e policisë në zonën e qytetit verilindor të Bosnjës, Gradaçacit.


Ai kreu vetëvrasje.

“Sulejmanoviq e vrau ish-bashkëshorten dhe dy burra të tjerë, babë e bir, me pistoletë. Ai, po ashtu, e plagosi një polic, si dhe një burrë tjetër dhe një grua në lokacione të ndryshme në Gradaçac”, njoftoi Zyra e Prokurorit në Tuzla.

“Forcat e Policisë janë në terren. Hetimi do të kryhet nga prokurori në detyrë në bashkëpunim me hetuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

“Policia e gjeti atë të vdekur në veturën e tij, dhe se operacioni i policisë po vazhdon”, ka thënë ministri i Brendshëm i kantonit të Tuzlës, Hajrudin Mehanoviq për Radion Evropa e Lirë.

Ndjekja e të dyshuarit zgjati disa orë.

Ai kishte publikuar hollësi nga akti i vrasjeve në dy postime të ndara në rrjetin social Instagram, por ato përmbajtje janë fshirë më vonë nga vetë rrjeti social.

Ministria e Brendshme konfirmoi se videot e shpërndara në rrjetet sociale nga i dyshuari janë fshirë.

Në trend Botë

Më shumë
Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Ua mësynë me tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Evropa
Erdogan mbron Hamasin, thotë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

Erdogan mbron Hamasin, thotë se 1 mijë anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

Turqia

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ndodhet në prag të përshkallëzimit të rrezikshëm bërthamor

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ndodhet në prag të përshkallëzimit të rrezikshëm bërthamor

Evropa
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
“Billboardi” me përmasa 70 me 50 metra shembet mbi pompën e derivateve në Indi, humbin jetën katër persona dhe 60 tjerë lëndohen

“Billboardi” me përmasa 70 me 50 metra shembet mbi pompën e derivateve në Indi, humbin jetën katër persona dhe 60 tjerë lëndohen

Azia
Kalo në kategori