LAJMI I FUNDIT:

Tre lojtarët të ftuar nga Superliga e Kosovës: A ishte e mundur të kishte më shumë emra?

Tre lojtarët të ftuar nga Superliga e Kosovës: A ishte e mundur të kishte më shumë emra?

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit shtator.

Trajneri francez për grumbullimin e shtatorit ka ftuar 26 futbollistë, të cilët do t’i ketë në dispozicion për duelet me Irlandën e Veriut, më 24 shtator, në Belfast dhe me Qipron, më 27 shtator, në Prishtinë.


Këto dy ndeshje janë të fundit në kuadër të ciklit të sivjetmë të Ligës së Kombeve. Stërvitja e parë e Dardanëve zhvillohet të hënën, më 19 shtator, nga ora 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.


Risi në listë janë tre emra nga Albi Mall Superliga e Kosovës, Lindon Emërllahu e Lumbardh Dellova nga Ballkani dhe Ilir Krasniqi nga Llapi.

Po a ishte e mundur të kishte më shumë lojtarë të ftuar nga Superliga e Kosovës në listën e Giresse për ndeshjet e shtatorit.

Duke parë formën e Ballkanit në Ligën e Konferencës, ishte e ditur që dikush nga kjo skuadër të ftohej te Kosova.

Lindon Emërllahu e Lumbardh Dellova janë ftuar nga Ballkani, ndërsa në listë është edhe Ilir Krasniqi nga Llapi.

Në ndeshjet evropiane dhe ato të kampionatit kanë shkëlqyer edhe emra si Armend Thaqi, Meriton Korenica, Ermal Krasniqi, Albion Rrahmani dhe Bajram Jashanica nga Ballkani.

Nga skuadrat e tjera vendore formë të lartë këtë fillimi viti kanë shfaqur edhe Albert Dabiqaj (Gjilani), Ardian Limani (Drita), Rron Broja (Drita), Muharrem Jashari (Drita), Bujar Pllana (Prishtina), Endrit Krasniqi (Prishtina) dhe Ramush Ramdani (Ferizaj).

Mbetet të shihet se për ndeshjet e radhës a do të ketë emra të tjerë të ftuar nga këta lartë, pasi që ftesat për lojtarët e klubeve tona do të tregonte për rritjen që ka futbolli i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori