LAJMI I FUNDIT:

Tre lojtarët e huazuar të Milanit që mund të pasurojnë arkat e klubit

Tre lojtarët e huazuar të Milanit që mund të pasurojnë arkat e klubit

Milan po shpreson që të gjenerojë të paktën 40 milionë euro nga tre lojtarët e tyre në huazim që kanë bërë mirë tek ekipet përkatëse sipas një raportimi të ri.

‘Rossonerët’ janë duke u bërë gati për një afat kalimtar veror të rëndësishëm, të etur për të bërë investimet e duhura, teksa po synojnë të ngushtojnë hendekun me rivalin lokal Interin.


Ekipi i Stefano Piolit qëndron 14 pikë mbrapa ‘Nerazzurëve’, teksa kanë mbetur edhe nëntë ndeshje para përfundimit të kampionatit.

Disa përforcime të mëdha pritet që të arrijnë gjatë verës, duke filluar me një sulmues qendre për të udhëhequr vijën e sulmit, e po ashtu edhe në mesfushë dhe në mbrojtje.

Maignan i vendos ultimatum Milanit, francezi kërkon më shumë se trefishin e pagës aktuale
Lexo po ashtu Maignan i vendos ultimatum Milanit, francezi kërkon më shumë se trefishin e pagës aktuale

Gazzetta dello Sport detajon se Milani po shpreson që të gjenerojë të paktën 40 milionë euro nga shitjet e tre lojtarëve – Charles De Ketelaere (Atalanta), Alexis Saelemaekers (Bologna) dhe Daniele Maldini (Monza).

Marrëveshja më luksoze nga këta tre emra është ajo e De Ketelaere, i cili do t’i sjellë Milanit hiq më pak se 22 milionë euro plus katër milionë të tjera në shtesa.

Bologna mund ta transferojë Saelemaekers për shifrën e nëntë milionë eurove, ndërsa shitja e Maldinit tek Monza mund të sigurojë të paktën pesë milionë euro./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori