LAJMI I FUNDIT:

Travis Scott fotografohet me një veshje plot stil në Nobu

Travis Scott fotografohet me një veshje plot stil në Nobu
Travis Scott Foto: Daily Mail

Travis Scott vazhdon të jetë ndër rep-artistët më të veçantë në industrinë ndërkombëtare.

Shëtitjet për të janë mjaft të shpeshta, teksa rrallë herë ndodhë që të mos fotografohet nga paparacit, shkruan Daily Mail.


Kështu ka ndodhur edhe në një dalje të tij në Nobu, teksa ka marrë vëmendje me stilin unik.

Ai ishte i veshur me rroba të gjera, si zakonisht, kurse nuk e kishte lënë anash edhe maskën mbrojtëse.

Reperi po ashtu njihet për vendosjen e aksesorëve të ndryshëm, të cilët janë kryesisht me diamante.

Thuhet se Travis dhe Kylie janë rikthyer, pasi u ndanë për disa herë me radhë. /Telegrafi/