LAJMI I FUNDIT:

“Trashëgimia juaj do të mbetet përherë” – ambasadori Hovenier nderohet nga Policia e Kosovës

“Trashëgimia juaj do të mbetet përherë” – ambasadori Hovenier nderohet nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka shprehur mirënjohje ndaj ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, me rastin e përfundimit të mandatit dhe pensionimit të tij.

Në një ceremoni simbolike, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, së bashku me stafin ekzekutiv, i dorëzoi ambasadorit një flamur të palosur të Policisë së Kosovës, një certifikatë mirënjohjeje dhe një shenjë të Policisë me gravurën “Jeffrey Hovenier 007”.

Në certifikatën e mirënjohjes theksohet kontributi i jashtëzakonshëm i ambasadorit Hovenier për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Policisë së Kosovës, si dhe për përkushtimin në avancimin e shkathtësive dhe zhvillimin e kësaj agjencie.


Policia vlerësoi gjithashtu rolin e tij në promovimin e sundimit të ligjit dhe parimeve demokratike, duke e cilësuar atë si një trashëgimi të përhershme.

“Përkushtimi juaj i jashtëzakonshëm ndaj zhvillimit të Policisë së Kosovës dhe avokimi juaj për një forcë policore shumë-etnike e plotësisht të integruar janë thelbësore për vizionin tonë të përbashkët. Prania juaj fizike do të mungojë, por trashëgimia juaj do të mbetet përherë,” thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, njoftoi sot se pas përfundimit të shërbimit diplomatik në Kosovë, do të pensionohet.

Hovenier tha se ishte nderi i karrierës së tij të shërbejë në Kosovë.

”Unë do të pensionohem nga shërbimi federal, pas 34 vitesh e shtatë muajsh, në fund të dhjetorit. Ishte nder dhe krenari për mua të punoj në Kosovë. Po ashtu ishte nderi i karrierës sime të punoj me ju në shumë mënyra, të ndihmoj në avancimin e  asaj që tashmë keni arritur dhe po e konsolidoni – një Kosovë e pavarur, sovrane multietnike dhe demokratike, një demokraci e suksesshme”, tha Hovenier ditën e dytë të edicionit të tetë të Konferencës për Integritet të Informacionit DISICON. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksion kundër spiunazhit nga Prokuroria, AKI dhe Policia e Kosovës

Aksion kundër spiunazhit nga Prokuroria, AKI dhe Policia e Kosovës

Drejtësi
Nga aksioni i policisë në tri komuna, arrestohen pesë persona - sekuestrohen pajisje elektronike dhe dokumente zyrtare

Nga aksioni i policisë në tri komuna, arrestohen pesë persona - sekuestrohen pajisje elektronike dhe dokumente zyrtare

Kronika e Zezë
Deputeti i LDK-së: Kompania e lidhur me pushtetin fitoi 150 tenderë në katër vjet, vlera arrin 75 milionë euro

Deputeti i LDK-së: Kompania e lidhur me pushtetin fitoi 150 tenderë në katër vjet, vlera arrin 75 milionë euro

Shëndetësi
Tërmet me magnitudë 2.9 godet Kosovën

Tërmet me magnitudë 2.9 godet Kosovën

Lajme
Dënimi me 15 vjet burg për rrëmbimin e Hafir Shalës, avokati Kërveshi: Nuk do të ndalemi me kaq

Dënimi me 15 vjet burg për rrëmbimin e Hafir Shalës, avokati Kërveshi: Nuk do të ndalemi me kaq

Lajme
Aeroporti i Vlorës, Qeveria merr vendimin për hapjen e pikës së kalimit kufitar

Aeroporti i Vlorës, Qeveria merr vendimin për hapjen e pikës së kalimit kufitar

Lajme
Kalo në kategori