LAJMI I FUNDIT:

Trapp i hapur për kalimin te Milani

Trapp i hapur për kalimin te Milani

Portieri i Paris Saint-Germain, Kevin Trapp e ka bërë të qartë se e dëshiron një lëvizje në Milano, por çmimi i tij është 18 milionë euro.

Kuqezinjtë kanë nevojë për një portieri të ri pasi Gianluigi Donnarumma konfirmoi sot se nuk do të rinovojë kontratën e tij.


Zyrtare: Donnarumma nuk rinovon me Milanin
Lexo po ashtu Zyrtare: Donnarumma nuk rinovon me Milanin

Sipas njoftimeve në Francë këtë mbrëmje të mediumit RMC Sport, Milani tashmë i është afruar Trappit dhe ai është i lumtur për të bërë këtë transferim në San Siro.

Megjithatë, çmimi prej 18 milionë eurosh mund të jetë më shumë një çështje për ish-portierin e Eintracht Frankfurt.

Pas vendimit të Donnarummas, Milani vihet pas tre portierëve (Foto)
Lexo po ashtu Pas vendimit të Donnarummas, Milani vihet pas tre portierëve (Foto)

Portieri gjerman mbush 27 vjet muajin e ardhshëm, por ka vetëm një paraqitje për ekipin e parë për vendin e tij, duke u gjendur vetëm si zëvendësues i Manuel Neuer në renditjen.

PSG ka paguar 9.5 milionë euro për të nënshkruar me Trapp në vitin 2015, por ka bërë disa gabime të kushtueshme.

Milani do të kishte përfshirë me kënaqësi Trappin si pjesë të një marrëveshjeje për shkëmbim për Donnarumma, por 18-vjeçari duket se do të refuzojë PSG dhe çdo destinacion tjetër kështu që ai mund të presë Real Madridin. /Telegrafi/