LAJMI I FUNDIT:

Transformim impresiv nga McTominay derisa bashkëlojtarët e tij po i shijojnë pushimet

Transformim impresiv nga McTominay derisa bashkëlojtarët e tij po i shijojnë pushimet

Duket se mesfushori i Manchester United , Scott McTominay i ka kushtuar disa orë serioze në palestër përpara sezonit të ardhshëm 2022/23.

25-vjeçari skocez, i cili bëri 45 paraqitje në të gjitha garat për klubin dhe kombëtaren sezonin e kaluar, ka pësuar një transformim mbresëlënës gjatë viteve.


Në fillim të vitit 2015, një 18-vjeçar i quajtur McTominay ishte vetëm 167 centimetra i gjatë. Në fakt, trajnerët e ekipeve të të rinjve në United kishin dyshimet e tyre nëse adoleshenti do të ishte në gjendje të arrinte notën në nivelin më të lartë.

Fatmirësisht, mesfushori i talentuar u në planet e tyre dhe në fund të vitit 2015, McTominay kaloi një rritje mjaft të mrekullueshme.

Në një intervistë  për faqen zyrtare të Manchester United, McTominay foli për transformimin e tij.

“Është vetëm më shumë për faktin se trupi im nuk ishte fare gati (të zhvillohej)”, deklaroi ai.

Image credit: scottmctominay/Instagram

“Ëarren dhe Paul McGuinness ishin vërtet të mirë me mua në atë kohë, duke më ushqyer dhe duke më futur brenda planeve të seancave stërvitore, duke mos më dhënë aq shumë kohë për lojë”.

“Unë jam në lartësinë që jam tani dhe dua të vazhdoj këtë sezon dhe të marr sa më shumë kohë në lojë sa të mundem. Gjithmonë e kam ditur se do të jem mjaft i gjatë, por ndoshta jo kaq i gjatë”.

“Mendoj se kur isha 13 ose 14 vjeç, nëse do të isha në një klub tjetër që nuk do të ishte aq i durueshëm me mua sa isha më i vogël dhe nuk luaja ndeshje fare, mendoj se ata mund të kishin menduar: ‘Do ta heqim qafe atë’”.

Dy formacionet se si mund të rreshtohet Unitedi me prurjet e reja - Ten Hag vështron shtatë lojtarë
Lexo po ashtu Dy formacionet se si mund të rreshtohet Unitedi me prurjet e reja - Ten Hag vështron shtatë lojtarë

“Nuk mund ta fajësoja Unitedin kur isha duke u rritur dhe se si më trajtuan”, ka shtuar më tej ai.

McTominay realizoi paraqitjen e tij të parë kundër Arsenalit nën urdhrat e Jose Mourinhos, i cili më vonë do të lartësonte lojtarin për talentin e tij dhe do ta përfshinte në ekipin e parë.

Dhe pjesa tjetër është histori. Skocezi është bërë një anëtar kyç i skuadrës së United në sezonet e fundit krahas lojtarëve si Fred dhe Paul Pogba në mesfushë.

Image credit: scottmctominay/Instagram

McTominay me siguri do të shpresojë të jetë pjesë e planeve të Erik ten Hag në muajt e ardhshëm dhe duket se ai po punon përpara turneut të tyre para-sezonal në Bangkok, Tajlandë dhe Australi këtë verë.

McTominay do të jetë i pari që do të pranojë se ai nuk pati sezonet më të mira vitin e kaluar, por ish- sulmuesi i Manchester United, Teddy Sheringham beson se mesfushori i ka të gjithë përbërësit për t’u bërë një lojtar kyç në Old Trafford në muajt e ardhshëm.

Në fakt, Sheringham e ka këshilluar lojtarin e akademisë që të bëhet kapiten për shkak të cilësive të tij drejtuese. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori