LAJMI I FUNDIT:

Transferi i ri i Barcës, Pedri kërkon qëndrimin e Messit: Dua të mësoj nga më i miri

Transferi i ri i Barcës, Pedri kërkon qëndrimin e Messit: Dua të mësoj nga më i miri
Pedri (Foto: Instagram/fcbarcelona)

Barcelona e ka prezantuar transferimin e ri, Pedri, ditën e enjte, ndërsa talenti spanjoll u transferua në Camp Nou nga Las Palmas.

Në prononcimin e tij pas prezantimit, padyshim që ka folur për futbollistin më të mirë të skuadrës, Lionel Messi, për të cilin do të dëshironte që të vazhdojë me katalunasit.

Argjentinasi është në dilemën më të madhe të karrierës së tij dhe spekulohet se mund të vendosë të largohet nga Blaugranët, ndërkaq sa i përket Pedrit, nuk dihet nëse do të mbetet te Barca në sezonin e parë apo do të huazohet gjatë edicionit 2020/2021.

“Jo çdo ditë mund të nënshkruash për këtë klub. Mezi pres që të bëj gjëra të mëdha, por presioni është gjëja më e keqe që mund t’i ndodhë një lojtari. Duhet ta shmangësh sa më herët që mundesh dhe ta zëvendësosh me kënaqësi”.

Zyrtare: Barcelona prezanton talentin e madh spanjoll Pedri
Lexo po ashtu Zyrtare: Barcelona prezanton talentin e madh spanjoll Pedri

“Idhulli im gjithmonë ka qenë Andres Iniesta dhe tash dua të mësoj nga më i miri, që është Leo Messi”, ka deklaruar 17-vjeçari. /Telegrafi/

View this post on Instagram

@pedrii_8 = 💙❤️

A post shared by FC Barcelona (@fcbarcelona) on Aug 20, 2020 at 10:17am PDT

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori