LAJMI I FUNDIT:

Trajnohen 30 kompani kosovare për rritjen e konkurrueshmërisë dhe promovimin e eksportit

Trajnohen 30 kompani kosovare për rritjen e konkurrueshmërisë dhe promovimin e eksportit

Rreth 30 kompani kosovare janë trajnuar dhe këshilluar për rritjen e konkurrueshmërisë dhe promovimin e eksportit në mënyrë që të rritet ekonomia dhe punësimi i Kosovës.

Kështu u tha sot në mbylljen e projektit “Rritja e konkurrueshmërisë dhe promovimit të eksportit”, të realizuar nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), së bashku me projektin e financuar nga Bashkimi Evropian.


Luigi Brusa nga Zyra e BE-së tha se ky projekt mjaft i suksesshëm për ndërmarrësinë ka qenë një lloj drite për drejtimin e kompanive, ngase në Kosovë ka potencial dhe ardhmja e këtij vendi është e ndritshme.

“Ky projekt është financuar që të ndihmojë 29 ndërmarrës, në mënyrë që të pranojnë sfidat. Mbështetja praktike i bënë më të fuqishëm dhe po ashtu Kosovën. Sfida më e madhe për Kosovës është eksporti. Andaj, këto kompani i kemi ndihmuar në ngritjen e konkurrueshmërisë. Projekti ka pasur për qëllim edhe rritjen e ekonomisë dhe punësimit në Kosovë”, tha Brusa, përcjell KP.

KIESA dhe ICEP përfundojnë projektin që kontribuonte në rritjen ekonomike
Lexo po ashtu KIESA dhe ICEP përfundojnë projektin që kontribuonte në rritjen ekonomike

Ai shtoi se marrëveshja e MSA-së, është një qasje e bizneseve të Kosovës në tregun e BE me konsumatorë prej 500 milionë, por tha se duhet të përmbushën standardet për të qenë konkurrent. Zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, pohoi se Qeveria e Kosovës dhe MTI në vazhdimësi e kanë harmonizuar legjsilacionin për zhvillimin e ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla.

Kjo Ministri sipas tij ka përgatitur strategjinë për rritjen e cilësisë së prodhimeve, që bizneset të jenë konkurruese në tregjet ndërkombëtare.

Besian Mustafa nga KIESA, tha se projekti ka pasur për qëllim ndërkombëtarizimin e kompanive kosovare dhe për qasjen e tyre në tregun evropian. /Telegrafi/