LAJMI I FUNDIT:

KIESA dhe ICEP përfundojnë projektin që kontribuonte në rritjen ekonomike

KIESA dhe ICEP përfundojnë projektin që kontribuonte në rritjen ekonomike

Agjencia Kosovare për Investime dhe Ndërmarrje (KIESA), së bashku me projektin “Rritja e Konkurrencës dhe Promovimit të Eksporteve” (ICEP) të financuar nga BE, po përfundojnë udhëtimin e tyre që filloi në maj të vitit 2016.

Qëllimi i projektit dyvjeçar ICEP ishte të kontribuonte në rritjen ekonomike dhe punësimin në sektorin privat duke forcuar konkurrueshmërinë e ndërmarrjeve kosovare dhe duke promovuar integrimin e Kosovës në ekonominë botërore.


Projekti ICEP mbështeti KIESA në zbatimin e Programit të Zhvillimit të Kompanisë (CDP).

CDP ka ofruar asistencë praktike këshillimore, trajnim menaxhimi dhe stërvitje për ndërmarrjet kosovare të prodhimit në sektorët e përpunimit të metaleve dhe drurit, prodhimeve të tekstilit dhe lëkurës, përpunimit të plastikës dhe gomës. /Telegrafi/