LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Rumanisë e vlerëson si kundërshtar të vështirë Kosovën, por thotë se do të kualifikohet në Euro 2024

Trajneri i Rumanisë e vlerëson si kundërshtar të vështirë Kosovën, por thotë se do të kualifikohet në Euro 2024

Rumania dhe Kosova do të përballen të martën mbrëma në Bukuresht në ndeshjen më të rëndësishme të tyre për kualifikueset e Euro 2024.

Rumunët aktualisht janë të dytët në tabelë me nëntë pikë pas pesë ndeshjeve dhe kanë plot pesë pikë më shumë se Dardanët.


Megjithatë kjo ndeshje pritet të jetë vendimtare sidomos për Kosovën, ku vetëm fitorja e mbanë në garë për kualifikim.

Trajneri i Rumanisë, Edi Iordanescu është i bindur se përfaqësuesja që ai udhëheq mund ta mposht Kosovën dhe do të shkoj në Kampionatin Evropian, ‘Euro 2024’.

Dardanët arrijnë në Bukuresht për përballjen me Rumaninë
Lexo po ashtu Dardanët arrijnë në Bukuresht për përballjen me Rumaninë

“Jemi para një momenti të rëndësishëm, një ndeshje të rëndësishme për renditjen në tabelë dhe objektivin që e kemi. Jemi shumë të vetëdijshëm për situatën në të cilën ndodhemi, por besoj se do të reagojmë”.

“Unë jam jashtëzakonisht realist dhe e pranoj realitetin, kështu që, duhet të rrisim nivelin tonë të lojë duke u nisur nga ndeshja me Kosovën”.

“Ne jemi në garë për kualifikim në evropian. Jemi në pozitën e dytë dhe të pamposhtur pas pesë ndeshjeve të luajtura. Po ashtu, kemi edhe mbrojtjen më të mirë. Do të vazhdojmë tutje me vetëbesim dhe këtë e pres në ndeshjen e radhës”, deklaroi Iordanescu.

Kjo është situata e grupit të Kosovës, gjasat janë ende
Lexo po ashtu Kjo është situata e grupit të Kosovës, gjasat janë ende

Trajneri rumun ka thënë se ndaj Kosovës është shumë vështirë, por ai ka pranuar se do të bëj edhe ndryshime në formacion.

“Ndryshime në formacion, padyshim se do të ketë. Nuk e di sa ndryshime, por ato do t’i shihni para ndeshjes. Kemi nevojë për energji, të vrapojmë dhe të fitojmë duelet. Na pret një ndeshje shumë e vështirë për shkak se Kosova ka lojtarë në pesë ligat më të forta të Evropës dhe vjen këtu për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim”, tha Iordanescu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

E mposhti, por meçi me Furyn e ka lënë me pasoja të rënda Usykun

Boks
U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

U cilësua si “meçi i shekullit”: Nga sa para fituan Fury dhe Usyk nga kjo përballje?

Boks
E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

E mposhti Furyn me spektakël, por Usykut do t’i hiqet titulli kampion i peshave të rënda në boks

Boks
Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Kloppi gati sa nuk shpërtheu në lot me gjestin fantastik të lojtarëve të Liverpoolit

Premier League
Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Zbulohen fjalët e para që Tyson Fury ia tha Usykut pas përfundimit të meçit

Boks
Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Deklarata skandaloze e Tyson Furyt menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk

Boks
Kalo në kategori