LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i parë i Strakoshës tregon sekretet e portierit shqiptar: Vinte përpara magazinierëve, në gabimet e para qante

Trajneri i parë i Strakoshës tregon sekretet e portierit shqiptar: Vinte përpara magazinierëve, në gabimet e para qante
Strkosha, portier me të ardhme të madhe

Në Itali, Thomas Strakosha vlerësohet si një ndër portierët më perspektivë dhe një ndër më të mirët në Serie A. Portieri i talentuar i kombëtares sonë, po shkëlqen me paraqitjet e tij duke ngjallur edhe interesin e madh të mediave italiane.

Por, rrugëtimi i shqiptarit për t’u bërë portieri titullar nuk ishte aspak i lehtë. Trajneri i tij te ekipet e të rinjve të Lazios, Christian Ferrante në një intervistë për “GinalucaDimarzio”, ka rrëfyer fillimet e karrierës së portierit shqiptar kur Strakosha shkoi te ekipi i Lazios.


“Kishte cilësi të mira fizike, por kishte vështirësi nga pikëpamja teknike dhe emotive. Për Taren ishte si fëmija e tij, më thonte që ta trajtoja mirë. Kishte mik babain e tij. Ka pasur edhe skepticizëm për të, por ka qenë një punë e mirë e Inzaghit dhe trajnerit të portierëve Grigioni. Pas periudhës së provës fola me Taren dhe vendosa që ta mbanim. Ishte shumë punëtor dhe kjo më bindi. Kishte dëshirën për t’i treguar babait se mund të arrijë shumë larg. E vetmja gjë që dinte është që të punonte”, u shpreh Christian Ferrante në rrëfimin e tij.

Christian Ferante

Edhe pse në vitin 2012 Strakosha ishte vetëm 17 vjeç, ai tregoi pjekuri, sakrificë dhe dëshirë për të kapur majat e futbollit italian.

“Thomas vinte përpara magazinierëve. Priste i vetëm përpara kangjellave. Më pas shkonte në palestër, stërvitje dhe dreka. Më pas vinte stërvitja me shokët, dhe sërish në palestër. Në orën 8 flinte gjumë. Në orën 9 të mëngjesit ishte sërish në fushë. Jetonte në Formelo dhe mbërrinte i pari në stërvitje, aq sa pas pak kohësh i dhamë çelësat e qendrës stërvitore, që të stërvitej edhe i vetëm. Me mua stërvitej dy orë në mëngjes, më pas shkonte në shkollë dhe sërish kthehej në fushë. Pas stërvitjes me grupin, gjithnjë më kërkonte të vazhdonim stërvitjen. Stërvitej 8 orë në ditë dhe kishte uri për të arritur aty ku ëndërronte, ndaj një i tillë duhej marrë patjetër” tregon ai.

“U prit me mosbesim, por kishte një konstrukt shumë të mirë dhe besim të madh në vetvete. Në gabimet e para qante, dëshpërohej, përjetonte keq çdo gabim të vogël. Ai është i tillë, tip i mbyllur në vetvete, aq i zellshëm dhe i përkushtuar në punën e tij, saqë tani njeh në mënyrë perfekte çdo kundërshtar, edhe penalltitë e Dybala”, tha Ferrante./360grade.al/

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori