Trajneri i Portugalisë thotë se Ronaldo mund të luajë në Kupën e Botës 2030

Trajneri i Portugalisë, Roberto Martinez ka bërë një deklaratë befasuese në lidhje me pjesëmarrjen e Cristiano Ronaldos në Kupën e Botës së pas katër vitesh.
Martinez u pyet nëse kishte ndonjë shans që Ronaldo të luante në Kupën e Botës 2030, dhe ai u përgjigj: “Askush nuk duhet ta dyshojë këtë. Ai e ka merituar”.
“Do të na pëlqente shumë të ishim në gjendje t’ua përçonim modelin e Cristiano Ronaldos të gjithë futbollistëve të rinj në Portugali, sepse ai është një model për t’u ndjekur”.
“Ne, stafi i trajnerëve [i ekipit kombëtar], kemi arritur në një përfundim: Cristiano Ronaldo nuk luan për të fituar një titull specifik kolektiv ose individual".
“Cristiano nuk përcaktohet nga ajo që ha, por nga uria që ka. Çfarëdo që të fitojë Cristiano, të nesërmen ai ka të njëjtën uri për t’u përmirësuar”.
“Kam punuar me shumë lojtarë që kanë fituar një Ligë të Kampionëve ose një Top të Artë dhe të nesërmen ata humbasin oreksin. Ajo që kemi me Ronaldon është një shembull i një mentaliteti ndryshe”.
“Unë besoj se të kesh atë qëllim është ajo që lejon jetëgjatësinë. Sigurisht, ekziston një aspekt gjenetik, puna që ai bën, ai përdor gjithçka që mund të ndihmojë trupin e tij dhe mentaliteti i tij”, përfundoi Martinez.
Ronaldo do të ishte 45 vjeç nëse do të luante deri në Kupën e Botës 2030. /Telegrafi/
















































