Kush do ta fitojë Kupën e Botës 2026? Superkompjuteri nxjerr favoritët kryesorë

Superkompjuteri i Opta-s ka publikuar parashikimet e para për favoritët e Kupës së Botës 2026, me Spanjën që kryeson listën e kombëtareve me më shumë gjasa për ta fituar trofeun prestigjioz.
Sipas analizës së Opta-s, Spanja konsiderohet favoritja kryesore për triumf në Botërorin e ardhshëm me 16.12 për qind shanse për t’u shpallur kampione.
Pas “La Roja” renditet Franca me 12.67 për qind, ndërsa Anglia mbyll treshen e parë të favoritëve me 11.34 për qind.
Në mesin e gjashtë pretendentëve kryesorë për titullin janë edhe kampionët në fuqi, Argjentina me 10.34 për qind, si dhe Portugalia me 6.90 për qind dhe Brazili me 6.47 për qind shanse për triumf.
Kupa e Botës 2026 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në tri shtete pritëse: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksika dhe Kanadaja.
Kampion në fuqi i botës mbetet Argjentina, e cila triumfoi në edicionin e fundit të zhvilluar në Katar. /Telegrafi/
















































