LAJMI I FUNDIT:

Zekirja Ramadani: I kënaqur me rezultatin, dua lojë më të guximshme

Zekirja Ramadani: I kënaqur me rezultatin, dua lojë më të guximshme
Zekirija Ramadani (Foto: KF Feronikeli)

Trajneri i Feronikelit, Zekirija Ramadani, ka folur pas barazimit të së martës, ndaj TNS, me rezultat 2-2.

Feronikeli ishte në disavantazh prej dy golave, por arriti të nxjerrë një barazim tejet të rëndësishëm në minutat e fundit të takimit.


Ramadani thotë të jetë tejet i kënaqur me rezultatin, sidoqoftë kërkon lojë më të guximshme nga minuta e parë.

“Ishte ndeshje e jashtëzakonshme, patjetër që jam i kënaqur me rezultatin, por dua që të luajmë më guximshëm që nga minuta e parë e ndeshjes”.

“Treguam se ekipi e di se çka dëshiron edhe para ndeshjes isha i kënaqur me një barazim me gola, por mënyra se si erdhi barazimi e bëri më të veçantë”.

“Secilën ndeshje po tentojmë çdo herë e më shumë ta jetësojmë filozofinë e lojës sonë, është normale që na mungon eksperienca, por ajo fitohet në duele të tilla. Nga pikat e mira të ndeshjes, dua të veçoj lojën në ajër, ku fituam shumicën prej dueleve, sidomos gjatë fundit të takimit”.

Golashënuesit më të mirë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, listës i prinë Mevlan Zeka
Lexo po ashtu Golashënuesit më të mirë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, listës i prinë Mevlan Zeka

“Tani ky rezultat është më i favorshëm për ne, por duhet të jemi tejet të kujdesshëm, pasi luajmë ndaj një skuadre që ndëshkon çdo gabim. Në ndeshjen e dytë do të doja të shënojmë në fillim, e pastaj të luajmë një lojë të kujdesshme”, tha Ramadani.

Ndryshe, takimi i radhës mes dyja skuadrave do të zhvillohet gjatë ditës së martë në stadiumin prishtinas, Fadil Vokrri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon

Perez po e bën atë që askush nuk e ka bërë deri më tani – krijon "një strukturë të re të pronësisë" të Real Madridit

La Liga
Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit të ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo - në super formë para Lojërave Olimpike

Xhudo

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Liga Premier po përgatitet për më shumë kaos në sezonin 2024/25

Premier League
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Kalo në kategori