LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Feronikelit arsyeton humbjen nga Besa: Ndikoi orari i ngjeshur

Trajneri i Feronikelit arsyeton humbjen nga Besa: Ndikoi orari i ngjeshur

Besa e befasoi Feronikelin në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës, duke e mposhtur 2-1.

Trajneri i Niklit, Klodian Duro ka uruar pas ndeshjes skuadrën nga Peja, duke thënë se ata nuk ia dolën shkaku i orari të ngjeshur që kishin, por edhe nga disa vendime të kontestueshme.


“Nuk futemi në luftën për mbijetesë. E dimë gjithë se çfarë ekipi ka Feronikeli. E kemi parë në kampionat”, ka thënë strategu i skuadrës nga Drenasi.

Besa befason Feronikelin në Pejë - ia merr tre pikë
Lexo po ashtu Besa befason Feronikelin në Pejë - ia merr tre pikë

“Vinim nga dy përballje të forta ndaj Prishtinës në ligë dhe në Kupë. Ndikoi orari i ngjeshur. Duhet të merrnim maksimumin, provuam gjithçka por, përballë gjithçkaje, nuk ia arritëm”.

“E uroj Besën. Organeve ia lë ta gjykojnë çdo gjë që organizon në Kampionatin e Kosovës. Kanë komisione që verifikojnë çdo gjë. Nuk dua të merrem me penallti”.

“Kam shumë punë me ekipin, kemi treguar futboll evropian. Do ta vazhdojmë rrugën tonë. Objektivi është që të vazhdojmë të jemi një klub që kërkon të fitojë trofe”, ka thënë pas ndeshjes Duro”.

Feronikeli ka 31 pikë në pozitën gjashtë në tabelë, vetëm katër më shumë se Drenica që është e nënta, pozitë kjo që çon në Ligën e Parë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori