LAJMI I FUNDIT:

Besa befason Feronikelin në Pejë – ia merr tre pikë

Besa befason Feronikelin në Pejë – ia merr tre pikë
Foto: Arkiv

Besa ka befasuar Feronikelin në kuadër të javës së 26-të në Superligën e Kosovës, pas e ka mposhtur me rezultat 2-1.

Pas vetëm 15 minutash lojë, vendasit kaluan në epërsi me anë të Ardi Tahirit që përfitoi nga një asistim i Beki Maliqit për të shënuar për 1-0.


Por, Nikli u tregua i vëmendshëm dhe i barazoi shifrat në 1-1 me anë të Marko Simonovskit (28′) që realizoi me kokë.

Besa nuk u dorëzua dhe në minutën e 39-të riktheu epërsinë, e që sërish ishte shënues Ardi Tahiri, mirëpo tani nga penalltia.

Pjesa e dytë ishte e dominuar nga mysafirët, mirëpo skuadra nga Peja ishte e vendosur mjaftë mirë në fazën defanzive.

Besa arriti që deri në fund të mbante këtë epërsi, duke marrë kështu tri pikë të mëdha, mirëpo jo edhe me shuam peshë.

Pas javës së 26-të, Feronikeli gjendet në vendin e gjashtë me 31 pikë, ndërsa Besa ëhstë në të fundit me dhjetë sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore