LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Eintracht Frankfurtit, Glasner: Krenar me lojtarët, ishte udhëtim fantastik

Trajneri i Eintracht Frankfurtit, Glasner: Krenar me lojtarët, ishte udhëtim fantastik

Trajneri i Eintracht Frankfurtit, Oliver Glasner ndihet i lumtur me triumfin në Ligën e Evropës, pasi skuadra e tij u kurorëzua si më e mira pasi fitores me penallti në finalen e madhe ndaj Rangers.

Eintracht Frankfurt arriti të fitojë trofeun e Ligës së Evropës pas fitores 5-4 në penallti ndaj Rangers, pasi ndeshja e rregullt dhe vazhdimet u mbyllen baras 1-1.


Ky triumf në garën e dytë evropiane për klube e ka lumturuar trajneri i klubit gjerman, Glasner, i cili ka thënë se ndihet krenar me lojtarët e tij.

Eintracht Frankfurt me penallti shpallen kampion të Ligës së Evropës, Ramsey dështoi te Rangers
Lexo po ashtu Eintracht Frankfurt me penallti shpallen kampion të Ligës së Evropës, Ramsey dështoi te Rangers

“Jam krenar për lojtarët. Ne treguam se çfarë është ajo që na dallon nga të tjerët në Ligën e Evropës. E pabesueshme. Ishte ndeshja jonë e 13-të në Evropë dhe ne nuk humbëm asnjë prej tyre”, ka thënë fillimisht Glasner.

“U thashë lojtarëve se kishim një udhëtim fantastik dhe ai udhëtim nuk duhet të përfundojë në Sevilla, por kur të kthehemi në shtëpi me trofe”.

“Ishte pikërisht lloji i ndeshjes që prisnim. Rangers ishin të vështirë për t’u trajtuar, fizikisht të fortë dhe luanin me shumë topa të gjatë”.

“Në pjesën e parë, ne nuk patëm avantazhin në zonën e penalltisë dhe na mungonte intensiteti që na duhej për të vrapuar në hapësirë ​​në mënyrë të qëndrueshme”.

Notat e lojtarëve, Eintracht Frankfurt 1-1 Rangers: Travarnier dhe Trapp më të mirët në fushë
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Eintracht Frankfurt 1-1 Rangers: Travarnier dhe Trapp më të mirët në fushë

“Ne i morëm mirë penalltitë. Nuk e kishim praktikuar atë në mënyrë specifike në stërvitje. Viti filloi me një fillim të vështirë për të gjithë ne, por lojtarët gjithmonë besuan në veten e tyre dhe te ne dhe ishin gjithmonë plotësisht të përkushtuar, dhe kjo dëshmon llojin e karakterit dhe mentalitetit që ata kanë”.

“Fryma e ekipit u zhvillua vërtet. Të gjithë ishin gjithmonë pozitivë, madje edhe ata që humbën mundësinë për t’u futur në skuadër – ata kurrë nuk ndaluan së mbështeturi ekipin”, përfundoi trajner i gjermanëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori