Mario Gotze mund të rikthehet te kampioni gjerman, Bayern Munich – bën të ditur Sport Bild.

Sipas njoftimit, bavarezët janë duke shqyrtuar opsione më të lira për përforcimin e skuadrës, ndërsa anësori është aktualisht pa klub.

Raportohet se trajneri Hansi Flick ka qenë në kontakt me kampionin e botës dhe marrëveshja mund të arrihet në ditët në vijim.

(Foto: Federico Gambarini/Pool via Getty Images/Guliver)

Në rast të pajtimit të palëve, Gotze do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit tjetër.

Gotze ia mbyll dyert skuadrave amerikane: Do të qëndrojë në Evropë, dua ta fitoj Ligën e Kampionëve Gotze ia mbyll dyert skuadrave amerikane: Do të qëndrojë në Evropë, dua ta fitoj Ligën e Kampionëve

28-vjeçari ka qenë pjesë e Bayernit gjatë viteve 2013-2016, kur u kthye te Borussia Dortmundi, skuadër me të cilën e ndërpreu bashkëpunimin këtë vit. /Telegrafi/