LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Australisë e paguan stafin teknik nga xhepi i tij!

Trajneri i Australisë e paguan stafin teknik nga xhepi i tij!

Trajneri i Australisë, Bert van Marwijk, ka shprehur përkrahjen maksimale për stafin e tij teknik duke i paguar nga xhepi i tij në një tentim për të maksimalizuar gjasat e vendit të tij për t’u kualifikuar tutje në Kampionatin Botëror.

Van Marwijk ishte caktuar trajner për një kohë të shkurtër në janar pas largimit të Ange Postecoglou, i cili arriti të udhëeheq kombëtaren drejt kualifikimit në Botëror.

Edhe pse kishte pasur staf teknik të gatshëm, Van Marwijk këmbënguli që të marrë strukturën e tij në Botëror edhe pse Federata e Australisë (FFA) i kishte thënë se s’ka fonde për ta paguar atë.

Van Marwijk nuk u zbraps dhe ka pranuar që ta paguajë stafin që ai ka dëshiruar me pagën e tij.

Australia është në Grupin C dhe fillon kampanjën ndaj Francës më 16 qershor në Kazan, para se të luajë edhe me Danimarkën dhe Perun.

Van Marwijk më parë ka drejtuar edhe kombëtaren holandeze.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Barcelona mund të marrë një shifër të konsiderueshme nga Man Utd këtë verë

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Kalo në kategori