LAJMI I FUNDIT:

Trajneri 29 vjeçar, që po synon inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Trajneri 29 vjeçar, që po synon inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Senad Alirifa synon që bashkë me klubin e tij ku është trajner, Malishevën të inkuadrohet në Superligën e Kosovës.

Hapat e parë të trajnerit i ka filluar qysh në moshën 21-vjeçare. Fillimisht si trajner i grupmoshave të Rahovecit, e pastaj pjesë e stafit të Bylbyl Sokolit me ekipin e Ferizajt në vitin 2013.

Bëhet fjalë për Senad Alirifën, i cili ishte pjesë e klubit të Rahovecit në Ligën e parë të futbollit në vitin 2014, ku qëndroj deri në vitin 2017.

“Vij nga qyteti i Rahovecit. Punën si trajner e kam filluar me “Rahovec Spari” në vitin 2013. Pastaj kam qenë i angazhuar me Bylbyl Sokolin në Ferizaj që ishte në Ligën e Parë. Pas asaj kohe Rahoveci është inkuadruar në Ligën e Parë ku më kanë bërë ofertë për t’u bërë trajner. Ishte një eksperiencë shumë e mirë pasi isha shumë i ri për të mu besuar një detyrë e tillë”, tregon për RTV Dukagjinin, Senad Alirifa – trajner i KF Malishevës.

Mbase i ri në moshë, Alirifa, po jep predispozita të forta se mund të jetë njëri prej më të mirëve në profesionin e tij, madje në një të ardhme shumë të afërt, por thotë se të punosh si trajner në Kosovë është një punë jo pak e lehtë.

“Në Kosovë është shumë e vështirë të punosh si trajner me përjashtim të diska klubeve. Kur nuk janë kushtet është e vështirë të bësh punë profesionale”, deklaroi më tej Senad Alirifa, përcjell Telegrafi.

29-vjeçari aktualisht është trajner i klubit të futbollit Malisheva, ekip ky që u inkuadrua në Ligën e parë fale punës së madhe nga trajneri rahovecas, e që tashmë për synim ka promovimin në Superligën e Kosovës.

“Më ka bërë ofertë KF Malisheva që në atë kohë ishte në Ligën e Dytë. Objektiv kishin Ligën e Parë dhe unë pranova. Për një sezon arritëm të futemi në Ligën e Parë”, tregon më tej Senad Alirifa.

Në sezonin vjeshtor, ekipi që Senadi drejton, Malisheva ka arritur të grumbullojë 26 pikë dhe është në pozitën e katërt në tabelë, me 2 pikë më pak se vendi i parë, Besa e Pejës, dhe natyrisht synim i tij dhe klubit është padyshim Superliga e Kosovës./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Premier League
I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

I thjeshti, i vështiri, ideali dhe i brendshmi – katër opsionet e Barcelonës për trajnerin e ri

La Liga
Kalo në kategori